Rama: Rruga e Arbrit ka rritur vlerën e pasurive dhe po nxit investimet në Dibër

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministër, Edi Rama mori pjesë sot në Asamblenë e PS në Dibër, ku theksoi vijueshmërinë e punës së qeverisë dhe përgjegjësinë që vjen në mbështetje të qytetarëve.


Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh Kryeministër, Edi Rama mori pjesë sot në Asamblenë e PS në Dibër, ku theksoi vijueshmërinë e punës së qeverisë dhe përgjegjësinë që vjen në mbështetje të qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se “ne e kemi organizuar këtë takim me përfaqësuesit më të lartë të Partisë Socialiste për të ndarë vijueshmërinë e punës, ndërsa kemi mbi supe barrën e 83 mandateve, që kanë vlerën e tyre”.

Ai vlerësoi rezultatin e PS në këtë qark në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke theksuar se “tre mandatet fituese të këtij qarku, që janë rezultat i mobilizimit tuaj, janë mandate që shkëlqejnë për rezultatin që pasqyrojnë”.

Rama e cilësoi atë si ndër rezultatet më të mira në rang vendi, ku qarku i Dibrës renditet në katër të parët.

Kryeministri u ndal edhe tek investimet infrastrukturore, duke veçuar përfundimin e Rrugës së Arbrit.

“Rruga e Arbrit tashmë nuk është më premtim, por një vepër që i takon mandatit që lamë pas dhe sot po shohim rezultatet e këtij investimi”, u shpreh Rama.

Sipas tij, ky investim ka sjellë rritje të vlerës së pronave dhe interesit për zhvillim në zonë. “Pasuria e patundshme e banorëve është rritur në vlerë, është rritur vlera e tokës dhe kërkesa për të ndërtuar në këtë territor, që dikur ishte minimale, sot është në rritje. Po ashtu janë rritur edhe kushtet për të sjellë më shumë investime nga kursimet e dibranëve në emigracion”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi gjithashtu se po shfaqen sinjale pozitive edhe në aspektin demografik.

“Një tendencë ka filluar në Berat, ku janë regjistruar më shumë kthime sesa largime dhe jam i bindur se kjo tendencë do të shfaqet edhe këtu, pasi Dibra është shumë afër Tiranës dhe është ‘jastëku i gjelbër’ i kryeqytetit”, u shpreh ai.

Duke folur për potencialin e zonës, Rama nënvizoi se Dibra ofron mundësi që shpesh mungojnë në kryeqytet, sidomos në bujqësi dhe zhvillimin rural.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…