Themelohet Kolegji Panshqiptar i Kirurgëve, bashkon ekselencën mjekësore përtej kufijve

Në Tiranë u zhvillua sot ceremonia e themelimit të Kolegjit Panshqiptar të Kirurgëve, një strukturë e re dhe një moment që bashkon ekselencën mjekësore shqiptare përtej kufijve, duke i pozicionuar profesionistët drejt standardeve më të larta të mjekësisë botërore.


Në Tiranë u zhvillua sot ceremonia e themelimit të Kolegjit Panshqiptar të Kirurgëve, një strukturë e re dhe një moment që bashkon ekselencën mjekësore shqiptare përtej kufijve, duke i pozicionuar profesionistët drejt standardeve më të larta të mjekësisë botërore.

Në ceremoninë e themelimit morën pjesë personalitete të rëndësishme nga fusha e shëndetësisë dhe politikës në rajon, mes tyre zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Rifat Latifi, rektori i Universitetit Mjekësor të Tiranës, Xheladin Ndreçini, si dhe ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Azir Aliu.

Në fjalën e tij, kirurgu Arben Beqiri, i cili është edhe mikpritës i këshillit organizativ, e cilësoi këtë moment si historik për mjekësinë shqiptare, duke theksuar se ideja për krijimin e kolegjit ka qenë fryt i një procesi të gjatë reflektimi dhe bashkëpunimi mes profesionistësh.

“Jam besimplotës që kjo e sotmja është një ditë që do të mbetet e gdhendur në historinë e mjekësisë shqiptare. Sot pas shumë vitesh ëndrrash përpjekjesh diskutimesh të gjata mes nesh kirurgëve që kemi ndarë të njëjtin profesion, të njëjtin pasion, të njëjtin shqetësim për t’i shërbyer pacientëve tanë, themelojmë kolegjin panshqptarë të Kirurgëve”, tha ai.

Sipas tij, ky kolegj nuk do të jetë thjesht një organizatë më shumë, por do të jetë ura që lidh kirurgët shqiptarë kudo që ata ndodhen.

Beqiri nënvizoi se në botën e sotme kirurgjia nuk njeh më kufij dhe se inovacionet mjekësore nuk duhet të mbeten privilegj i disa qendrave të mëdha.

“Kolegji panshqiptar i kirurgëve do të jetë zëri ynë i përbashkët për standardet më të larta kirurgjikale për edukimin e vazhdueshëm, kërkimin shkencor serioz dhe për një qasje më të mirë kirurgjikale ndaj pacientëve tanë. Në botën e sotëm kirurgjia nuk njeh kufij, një protokoll i avancuar onkologjik, një metodë inovative në kirurgji, nuk duhet të mbeten privilegj i disa qendrave të mëdha”, tha ai.

Duke u ndalur te roli i teknologjisë, Beqiri theksoi ndikimin gjithnjë e më të madh të Inteligjencës Artificiale në kirurgji.

“Inteligjenca Artificiale po transformon tërësisht fushën tonë. Në vitet e fundit Inteligjenca Artificiale ka sjellë një precizin shumë më të lartë në planifikimin preoperativ, analiza të imazheve tredimensionale në kohë reale, madje dhe trajnime adaptive për kirurgët e rinj”, tha ai.

Beqiri tha se është shpresëplot se Kolegji “do të jetë në ballë të këtij revolucioni duke integruar njohuritë me Inteligjencën Artificiale me programet tona të edukimit, duke ofruar një mundësi trajnimi, bashkëpunimi me qendra më të avancuara në botë për kirurgët tanë të rinj”.

“Ne nuk po krijojmë vetëm një institucion, por po krijojmë një familje profesionale panshqiptare, ku i riu specializant gjen mentorin e tij, kirurg me përvojë gjen mundësinë për të ndarë dijen e tij dhe pacienti gjen shpresë se do të ketë kirurgë gjithnjë dhe më të përgatitur në të ardhmen”, tha Beqiri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kushtetuesja lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e qeverisë për të shpallur pezullimin e Belinda Ballukut si antikushtetues, pas një votimi 4…

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kushtetuesja lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e qeverisë për të shpallur pezullimin e Belinda Ballukut si antikushtetues, pas një votimi 4…