Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve

Forcimi i shërbimeve sociale dhe koordinimi i punës mes strukturave qendrore dhe rajonale ishin në fokus të një takimi të ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu me drejtuesit rajonalë të shërbimeve sociale.

Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu thekson se shërbimet sociale duhet të jenë pranë qytetarëve dhe të përgjigjen në kohë ndaj nevojave të tyre, veçanërisht për familjet dhe kategoritë që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

“Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve”, shprehet Spahiu, duke nënvizuar si prioritete forcimin e shërbimeve, adresimin e problematikave dhe bashkëpunimin më të ngushtë mes strukturave qendrore dhe rajonale.

“Ne po punojmë shumë fort që të ngremë institucionet dhe ajo nënë ta çojë fëmijën atje në orën 8:00 tek qendrat ditore dhe të shkojë ta marrë në orën 3:00”, tha ajo.

Spahiu kërkoi që punonjësit e shërbimeve sociale të tregojnë empati dhe qasje njerëzore ndaj qytetarëve që u drejtohen institucioneve.

“Sa të futeni te institucioni e derisa të dilni, për njerëzit që aty hyjnë dhe dalin, ju duhet të jeni gjithmonë buzagaz. Dhe këtë unë e kërkoj me ngulm, për të shprehur empatinë ndaj kësaj kategorie”, u shpreh ministrja.

Spahiu theksoi se puna do të vijojë edhe për identifikimin e nevojave dhe diagnozave shoqëruese të rasteve, duke respektuar kuadrin ligjor dhe rregullat në fuqi.

“Do të përpiqemi brenda ligjit, brenda rregullit, të gjenden diagnozat shoqëruese”, tha Spahiu.

Burimi ATSH

Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve

Forcimi i shërbimeve sociale dhe koordinimi i punës mes strukturave qendrore dhe rajonale ishin në fokus të një takimi të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve

Forcimi i shërbimeve sociale dhe koordinimi i punës mes strukturave qendrore dhe rajonale ishin në fokus të një takimi të…