Strehimi social, 1,25 miliardë lekë për mbështetjen e familjeve në nevojë në 2026

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, objektivi afatmesëm i këtij programi është që deri në vitin 2030 të sigurojë strehim për rreth 35 mijë individë dhe familje që kanë aplikuar për përfitim dhe ndodhen në vështirësi ekonomike.


Programi i strehimit social vijon të mbetet një nga shtyllat kryesore të politikave publike për mbështetjen e familjeve dhe individëve në nevojë, me synimin për të garantuar akses në strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm për shtresat që nuk arrijnë të përballojnë kostot e tregut të banesave.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, objektivi afatmesëm i këtij programi është që deri në vitin 2030 të sigurojë strehim për rreth 35 mijë individë dhe familje që kanë aplikuar për përfitim dhe ndodhen në vështirësi ekonomike.

Programi parashikon një kombinim instrumentesh financiare dhe sociale, që synojnë jo vetëm sigurimin e një banese, por edhe përmirësimin e kushteve të jetesës dhe integrimin social të përfituesve.

Për vitin 2026, buxheti i planifikuar për financimin e masave të strehimit social arrin në rreth 1,25 miliardë lekë. Ky fond do të përdoret për disa skema mbështetëse, të cilat adresojnë kategori të ndryshme përfituese.

Një nga masat kryesore është pagesa e bonusit të qirasë, nga e cila pritet të përfitojnë rreth 1900 familje. Për këtë qëllim është parashikuar një fond prej 200 milionë lekësh, që synon të lehtësojë barrën financiare të qirasë për familjet me të ardhura të ulëta.

Paralelisht, do të zbatohen skemat e vetëinvestimeve për përmirësimin e kushteve të jetesës, të orientuara drejt grave dhe burrave nga grupet sociale në nevojë. Në kuadër të kësaj mase, parashikohen mesatarisht 350 familje përfituese, me një kosto totale prej 350 milionë lekësh. Këto skema synojnë të nxisin përfshirjen aktive të përfituesve në përmirësimin e banesave dhe kushteve të jetesës.

Një tjetër komponent i rëndësishëm i programit lidhet me subvencionimin e qirasë për familjet e shpronësuara nga projekti i Unazës së Madhe të Tiranës. Për vitin 2026, parashikohet mbështetja për 92 familje përfituese, me një fond prej 10 milionë lekësh.

Vëmendje i kushtohet edhe grupeve më të cenueshme, si gratë dhe vajzat e dhunuara, si dhe familjet me një prind. Kostoja e parashikuar për strehimin social të rreth 2000 grave dhe vajzave nga këto kategori arrin në mbi 132 milionë lekë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër