Spiropali: Festat Kombëtare u kremtuan me emocion në të gjitha përfaqësitë shqiptare në botë

Shqipëria feston 81-vjetorin e Çlirimit, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime për mijëra të rinj e të reja që ranë heroikisht në emër të lirisë.


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka ndarë një videopostim ku pasqyrohet atmosfera me rastin e Festave Kombëtare në përfaqësitë tona diplomatike në botë.

Në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë, nga Evropa, në Amerikë, nga Lindja e Mesme, deri në Azi e Australi, u organizuan aktivitete kulturore dhe artistike.

“Kudo u festua me emocion Dita e Flamurit tonë. Festat Kombëtare në Përfaqësitë tona diplomatike në botë”, shkruan Spiropali.

Në video tregohen aktivitet e shumta festive në përfaqësitë shqiptare në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Greqi, Kroaci, Hungari, Bullgari, Turqi, Austri, Këshillin e Europës, Gjermani, Angli, Spanjë, Belgjikë, NATO, Ukrainë, Japoni, Kanada, SHBA, Emiratet e Bashkuara dhe Australi.

Në këto ceremoni u zhvilluan shfaqje artistiko-kulturore, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë dhe të huaj, të cilët sollën motive tradicionale, muzikë, poezi dhe elementë të trashëgimisë sonë kombëtare.

Pjesë e programeve festive ishin prezantimet e valleve shqiptare, interpretimet e këngëve patriotike dhe ekspozita të vogla me simbole të identitetit kulturor shqiptar.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë, një akt historik që vulosi aspiratat shekullore për liri dhe shtet të pavarur.

Nga ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, te nënshkrimi i Aktit të Pavarësisë më 1912, kjo datë simbolizon qëndresën, unitetin dhe identitetin kombëtar.

Ndërsa sot Shqipëria feston 81-vjetorin e Çlirimit, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime për mijëra të rinj e të reja që ranë heroikisht në emër të lirisë.

Lexo më shumë nga

MZHBR dhe OKB zgjerojnë bashkëpunimin për modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti sot në takim Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Ingrid…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MZHBR dhe OKB zgjerojnë bashkëpunimin për modernizimin e bujqësisë dhe zhvillimit rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla priti sot në takim Koordinatoren e Përhershme të OKB-së në Shqipëri, Ingrid…