Ibrahimaj: Gjurmim i çdo malli me faturën elektronike të ngarkesës në transportin rrugor

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj vlerësoi sot se aderimi në protokollin shtesë të Konventës për kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR), lidhur me faturën elektronike të ngarkesës, synon modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të transportit ndërkombëtar të mallrave.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj vlerësoi se aderimi në protokollin shtesë të Konventës për kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR), lidhur me faturën elektronike të ngarkesës, synon modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të transportit ndërkombëtar të mallrave.

Gjatë prezantimit të projektligjit në Kuvend, Ibrahimaj tha se ky hap është pjesë e procesit të vazhdueshëm të modernizimit dhe digjitalizimit të ekonomisë shqiptare.

“Kalimi nga dokumenti letër te fatura elektronike përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një sistemi më efikas, më transparent dhe më të besueshëm në fushën e transportit dhe logjistikës ndërkufitare”, shtoi ajo.

Sipas ministres, “me faturën elektronike të ngarkesës çdo mall që del apo hyn në Shqipëri, mund të gjurmohet në kohë reale dhe të verifikohet automatikisht duke u përcjellë menjëherë te autoritetet doganore dhe strukturat e autoritetit rrugor.

“Kjo do të thotë më pak burokraci, më shumë transparencë dhe më pak kosto si për bizneset ashtu edhe për shtetin”, shtoi ajo.

Ibrahimaj vlerësoi se vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa të jashtëzakonshme me digjitalizimin e sistemeve në sistemet doganore, ato të transportit dhe platformat publike, ndaj duhet të kalohet drejt një zbatimi të qëndrueshëm dhe të standardizuar.

“Adoptimi i CMR është pjesë e axhendës së konektivitetit dhe e procesit të Berlinit. Është një hallkë e zinxhirit rajonal që lidh vendet e Ballkanit Perëndimor me tregun e përbashkët Europian. Në thelb ky projektligj lidhet me politikën tonë për zhvillimin ekonomik që synon ta bëjë më të lehtë, më të shpejtë dhe më efikase lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve”, shtoi ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gjuha shqipe në Ditën Evropiane të Gjuhëve në Beograd

Gjuha shqipe u përfaqësua me krenari sot, krahas më shumë se 20 gjuhëve të tjera evropiane, në edicionin e 26-të…

Global 360

Mosmarrëveshje Gjermani-Francë për politikën “Made in Europe”

Gjermania dhe Franca vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për planet e Bashkimit Evropian për politikën e re “Made in…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gjuha shqipe në Ditën Evropiane të Gjuhëve në Beograd

Gjuha shqipe u përfaqësua me krenari sot, krahas më shumë se 20 gjuhëve të tjera evropiane, në edicionin e 26-të…