
Bashkëpunimi kulturor rajonal, zhvillohet në Tiranë Konventa Ndërkombëtare SEEDS
Projekti SEED është i bashkëfinancuar nga programi Interreg IPA South Adriatic, me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit si partner lider.

Tirana u bë mikpritëse e konventës SEEDS International Convention, një aktivitet i zhvilluar në kuadër të projektit SEEDS – Strengthening Entrepreneurship Economic Development Sustainably in South Adriatic Area.
Konventa nisi më 23 shtator me ceremoninë zyrtare të hapjes, ku morën pjesë zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Marinela Prifti, përfaqësues të delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Joint Secretariat, partnerë të projektit, si dhe aktorë të sektorit kulturor nga vendet e rajonit.
Përmes kësaj konvente, projekti SEEDS synon të forcojë lidhjet mes aktorëve kulturorë dhe ekonomikë të hapësirës së Adriatikut Jugor, duke nxitur bashkëpunimin, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm përtej kufijve.
Dita e parë e aktivitetit iu kushtua prezantimit të projektit dhe partnerëve, si dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal. Një vëmendje e veçantë iu kushtua nismës “Network of Balkan Theatres”, e cila synon të krijojë ura të reja bashkëpunimi mes institucioneve dhe profesionistëve të artit skenik në rajon, përmes rrjetëzimit, shkëmbimit artistik dhe projekteve ndërkufitare.
Ditën e djeshme, programi vijoi me sesione World Café, takime B2B dhe aktivitete të cross-border networking, duke ofruar mundësi për krijimin e partneriteteve të reja, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e ideve për projekte të përbashkëta.
Projekti SEED është i bashkëfinancuar nga programi Interreg IPA South Adriatic, me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit si partner lider.


















