Dhuka: Stad i avancuar i marrëdhënieve politike të Shqipërisë me BE-në

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka mori pjesë sot në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–BE.


Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka mori pjesë sot në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–BE.

Në fjalën e saj, Dhuka shprehu vlerësimin për mbështetjen e madhe politike të Parlamentit shqiptar, të të gjitha forcave politike të pozitës dhe opozitës, të cilën siç u shpreh ajo, e ka ndjerë gjatë gjithë punës sidomos të vitit të fundit.

Por, vijoi Dhuka, vlerësoj njëkohësisht edhe mbështetjen e madhe politike të Parlamentit Europian, të të gjitha forcave politike të pranishme edhe këtu, edhe në rastet kur mendimet mbi progresin konvergojnë, por edhe në raste kur mendimet mbi progresin diferencohen duke vënë theksin në çështje me rëndësi për të cilat pritet më shumë progres.

Më tej, Dhuka u ndal tek marrëdhëniet midis BE-së dhe Shqipërisë.

“Këto marrëdhënie janë sot në fazën më të avancuar se sa kanë qenë ndonjëherë, kjo si pikëpamje politike dhe diplomatike, si në pikëpamje ekonomike ashtu edhe në pikëpamjen e rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në pikëpamjen politike dhe diplomatike kemi parë zhvillime të rëndësishme si Samiti i Komunitetit Politik Europian, në të cilin Shqipëria ka shërbyer si një vatër e ideve politike të Europës”, nënvizoi Dhuka.

Kryenegociatorja Dhuka u shpreh se “tashmë Shqipëria aspiron të shërbejë si një vatër e ideve politike të aleancës euroatlantike edhe me samitin e NATO-s në vitin 2027. Qartazi këto simbolizojnë stadin e avancuar të marrëdhënieve politike të Shqipërisë me BE-në”.

“Në pikëpamjen ekonomike sigurisht BE është partneri më i rëndësishëm tregtar dhe investitori më i madh në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor aspirojnë në kthehen në një front të ri investimesh për vendet e Bashkimit Europian. Kjo sigurisht edhe si një lëvizje politike për të tërhequr kompanitë, të cilat për një shkak ose një tjetër i largohen kontinentit drejt rajoneve të tjera ekonomike”, tha Dhuka.

Dhuka tha se në dy vjet nga tani, në takimin e radhës së këtij komiteti beson se dy parlamentet do të diskutojnë për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Të dy parlamentet kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për të krijuar një shtrat politik pranimi të këtij traktati, por njëkohësisht edhe për të krijuar një shkallë më të lartë pranimi të opinionit publik dhe qytetarëve europianë në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, theksoi ajo.

Nga njëra anë, vijoi Dhuka, qëndron mbështetja e qytetarëve shqiptarë me mbi 90% dhe nga ana tjetër qëndron mbështetja e qytetarëve europianë për zgjerimin mbi 50%.

“Sigurisht në këtë dialektikë pro ose jo pro zgjerimit edhe Shqipëria është e përfshirë sidomos në një numër vendesh anëtare. Vlerësoj se dy parlamentet kanë një rol të jashtëzakonshëm sa i përket mbështetjes publike të zgjerimit dhe të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjithashtu duke parë përsëri përpara, 4 vite nga tani ky komitet do të mblidhet përsëri ndoshta i fundit për të diskutuar për pjesëmarrjen mbas anëtarësimit në Parlamentin Europian”, theksoi Dhuka.

Kryenegociatorja Dhuka përfundoi duke deklaruar se nga tani në katër vite Shqipëria është shumë e interesuar për ta rritur maturitetin politik të një vendi pjesëmarrës në parlamentin europian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadorja Sakiqi, takim me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Kielit dhe Lübeckut

Në kuadër të vizitës së Ambasadores së Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, në Schleswig-Holstein, u zhvillua një takim me…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja Sakiqi, takim me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Kielit dhe Lübeckut

Në kuadër të vizitës së Ambasadores së Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, në Schleswig-Holstein, u zhvillua një takim me…