Autostrada Tiranë-Durrës, Balluku: Mbyllim 9 muaj para afatit fazën e dytë të kantierit

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë inspektoi sot kantierin e Autostradës Tiranë-Durrës, ku tashmë punimet kanë avancuar ndjeshëm.


Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë inspektoi sot kantierin e Autostradës Tiranë-Durrës, ku tashmë punimet kanë avancuar ndjeshëm.

Balluku theksoi se ky është një nga kantieret që po ecën më mirë në të gjithë Shqipërinë.

“Ndodhemi në fazën e dytë të këtij kantieri. Faza e parë ka një ecuri të mirë të qëndrueshme, 65%. Ndërkohë që faza e dytë ka 80% ecuri”, u shpreh Balluku.

Pavarësisht se afatet kontraktuale janë shtator 2026, Balluku shprehu bindjen se për festat e fundvitit do ta kemi dorëzuar.

“Pavarësisht se afati kontraktual është shtatori i vitit 2026, ne jemi afër 200 metrave të fundit, afër mbikalimit të Kasharit. Jemi duke krijuar trasenë aty për pjesën e re dhe shpresojmë ta dorëzojmë 9 muaj para afatit”, tha Balluku.

Burimi ATSH

“Superblerësja” – Kina i sjell botës siguri

Kohët e fundit, disa media perëndimore po fryjnë sërish "rritjen e eksporteve kineze", duke u shprehur se suficiti tregtar i…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Superblerësja” – Kina i sjell botës siguri

Kohët e fundit, disa media perëndimore po fryjnë sërish "rritjen e eksporteve kineze", duke u shprehur se suficiti tregtar i…