Balluku: Strategji e re për sigurinë rrugore

Ministria e Industrisë dhe Energjetikës ka nxjerrë në konsultim publik Strategjinë e Sigurisë Rrugore për periudhën 2026–2030, një dokument-kornizë që synon të përmirësojë sigurinë rrugore dhe të përafrojë standardet në këtë fushë me ato të BE-së.


Ministria e Industrisë dhe Energjetikës ka nxjerrë në konsultim publik Strategjinë e Sigurisë Rrugore për periudhën 2026–2030, një dokument-kornizë që synon të përmirësojë sigurinë rrugore dhe të përafrojë standardet në këtë fushë me ato të BE-së.

Zëvendëskryeministrja e njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë thirrje të hapur për ekspertët, projektuesit, ndërtuesit dhe çdo përdorues të rrugës që të japin mendimet dhe komentet e tyre mbi strategjinë, me qëllim kryesor përmirësimin e sigurisë rrugore në vend.

“Ftojmë të gjithë aktorët e interesuar të kontribuojnë në hartimin e një strategjie që synon uljen e numrit dhe ashpërsisë së aksidenteve rrugore dhe mbrojtjen e jetës së çdo përdoruesi të rrugës”, tha Balluku.

Strategjia synon të krijojë rrugë më të sigurta për këmbësorët, drejtuesit e automjeteve dhe përdoruesit e tjerë, duke përfshirë masa të qarta për parandalimin e aksidenteve dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Ministria apelon qëndrimin aktiv të komunitetit dhe sektorit profesional përmes konsultimeve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të arritur objektiva të përbashkëta në fushën e sigurisë rrugore.

Përmes këtij procesi të hapur, qytetarët dhe profesionistët kanë mundësinë të ndikojnë në formësimin e politikave që do të garantojnë një mjedis rrugor më të sigurt për të gjithë.

Faza e konsultimit publik do të jetë e hapur deri më 17.10.2025 dhe komentet mund të dërgohen edhe në adresën zyrtare të Ministrisë së Industrisë dhe Energjetikës.

/Burimi ATSH

Rama: Rritet mbështetja për fermerët, pritet “bum” i Shoqërive të Bashkuara Bujqësore

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se mbështetja për fermerët me skemën e re do të…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Rritet mbështetja për fermerët, pritet “bum” i Shoqërive të Bashkuara Bujqësore

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se mbështetja për fermerët me skemën e re do të…