Balluku: Integrojmë Shqipërinë në rrjetin mesdhetar të marinave

Në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare për Marinat Inteligjente dhe të Qëndrueshme në Monako, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi strategjinë kombëtare të Shqipërisë për marina, një iniciativë që po zhvillohet në bashkëpunim me arkitektin italian Luca Dini.


Në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare për Marinat Inteligjente dhe të Qëndrueshme në Monako, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi strategjinë kombëtare të Shqipërisë për marina, një iniciativë që po zhvillohet në bashkëpunim me arkitektin italian Luca Dini.

Ky projekt, deklaroi Balluku, synon të integrojë Shqipërinë në një rrjet marinash që nis nga Kroacia dhe Mali i Zi dhe shtrihet deri në Greqi, duke sjellë një qasje të re për industrinë detare që lidh turizmin me përdorimin inteligjent dhe të qëndrueshëm të bregdetit.

Arkitekti Italian, Luca Dini theksoi se ky projekt nis nga një “fletë bosh”, duke propozuar krijimin e një marine moderne dhe të shpërndarë që nuk funksionon thjesht si vend parkimi për anije, por si një pikë nisjeje për përjetime kulturore dhe turistike që nxjerrin në pah bukuritë e Shqipërisë.

Ai shtoi se kjo qasje kërkon një manual me rregulla të qarta ndërtimi dhe një vizion të përbashkët me investitorët, të cilët duhet të përqafojnë strategjinë e vendit dhe të krijojnë një eksperiencë të re për pronarët e jahteve, të cilët sot kërkojnë më shumë sesa vetëm një vend për të ekspozuar pasurinë e tyre.

“Qasja duhet të jetë krejtësisht e kundërt me atë që ka qenë deri tani. Investitori duhet të përqafojë projektin dhe vizionin, jo anasjelltas. Shpesh investitori mendon të imponojë shifra, metra katrorë, por nuk është kështu. Në këtë vend, sugjerimi ynë është pikërisht ai i përqendrimit fillimisht tek linjat udhëzuese: ku duam të shkojmë, çfarë duam të bëjmë. Kjo vjen edhe nga përvoja jonë në yachting, ne dimë saktësisht çfarë kërkojnë pronarët e anijeve. Ata kërkojnë përvoja, nuk kërkojnë më një vend ku të tregojnë pasurinë e tyre, ata duan të përjetojnë një eksperiencë edhe një eksperiencë kulturore”, tha Dini.

Ministrja Balluku vuri në dukje nevojën për edukimin e një brezi të ri profesionistësh të specializuar në industrinë e jahteve.

“Kërkohet të kemi të gjithë personelin që do të operojë këto marina, kështu që një sfidë tjetër do të jetë krijimi i një grupi njerëzish, të rinjsh, që në të ardhmen do të punojnë në këto marina”, u shpreh Balluku.

Edhe arkitekti italian theksoi se krijimi i shkollave ndërkombëtare dhe trajnimi i ekuipazheve do të jenë kyçe për zhvillimin e këtij sektori, që është në fazën e rritjes dhe synon të vendosë Shqipërinë në hartën e destinacioneve elitë të Mesdheut.

Burimi ATSH

“Superblerësja” – Kina i sjell botës siguri

Kohët e fundit, disa media perëndimore po fryjnë sërish "rritjen e eksporteve kineze", duke u shprehur se suficiti tregtar i…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Superblerësja” – Kina i sjell botës siguri

Kohët e fundit, disa media perëndimore po fryjnë sërish "rritjen e eksporteve kineze", duke u shprehur se suficiti tregtar i…