Balluku: Furnizim i pandërprerë me energji elektrike pavarësisht konsumit rekord gjatë sezonit turistik

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se pavarësisht rritjes historike të konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror, furnizimi ka vijuar në standardet më të mira në të gjithë vendin, përfshirë zonat me interes të lartë turistik.


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se pavarësisht rritjes historike të konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror, furnizimi ka vijuar në standardet më të mira në të gjithë vendin, përfshirë zonat me interes të lartë turistik.

“E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend, edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij”, u shpreh ministrja Balluku nga salla SCADA e OST-së.

Ajo tha se, është shënuar një rritje rekord e konsumit të energjisë në verën e këtij viti 2025.

“Konsumi i energjisë janar–korrik 2025 është rritur me 2.2% krahasuar me vitin 2024 (41,885 MWh më shumë). Krahasuar me vitin 2023, rritja arrin në 10.3% ose mbi 184,151 MWh më shumë. Në muajt qershor dhe korrik, rritja respektive e konsumit është 21.5% dhe 30.7% krahasuar me vitin 2019 viti i fundit para pandemisë dhe krizës energjetike. Dita me konsum më të lartë në histori është regjistruar më 13 gusht 2025, me 27,995 MWh, duke kaluar për herë të parë 31 dhjetorin si dita me konsumin më të lartë në vit”, u shpreh Balluku.

Ministrja theksoi edhe vështirësitë e përballuara nga sektori energjetik gjatë verës, veçanërisht për shkak të zjarreve që kanë rrezikuar nënstacione dhe linja transmetimi.

“Skuadrat e OST dhe OSHEE kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe kanë kontribuar aktivisht jo vetëm në riparimin e rrjetit, por edhe në shuarjen e zjarreve, duke mbrojtur asetet tona strategjike,” theksoi Balluku.

Duke u ndalur në humbjet teknike në rrjet, Balluku infomoi se vijohet të shënohet rënie.

“Humbjet teknike në rrjet kanë rënë me 1.45%, duke kursyer 21,699 MWh energji. Ky kursim përkthehet në 7 milionë euro më pak humbje financiare për sistemin”, informoi Balluku.

Ajo tha se, ky përmirësim i performancës mbështet forcimin e sektorit energjetik dhe krijon hapësirë për ulje të mëtejshme të çmimit të energjisë për abonentët familjarë, pas zbritjes prej 10.5% që hyri në fuqi në fillim të vitit 2025.

Ndërsa u ndal se fokus në të ardhmen do të jetë rritja e kapaciteteve dhe integrimi në tregun rajonal.

Ministrja njoftoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po vijon me nisma të rëndësishme për rritjen e kapaciteteve të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes, me qëllim përballimin e kërkesës në rritje dhe përfshirjen e plotë në tregun rajonal të energjisë.

“Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ofruar një shërbim energjetik cilësor dhe të qëndrueshëm, edhe përtej sezonit veror”, përfundoi ministrja Balluku.

Burimi ATSH

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…