Proda në Arabinë Saudite, bashkëpunim për sigurinë publike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite.

Proda dhe delegacioni që e shoqëronte u pritën në një takim nga Al-Bassami, dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Arabisë Saudite.

Gjate takimit mes tyre, Al-Bassami tha se “jemi të interesuar ta thellojmë bashkëpunimin me Policinë shqiptare, jo vetëm në fushën e rendit dhe sigurisë publike, por në të gjitha fushat me interes të përbashkët.”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda theksoi se “Policia e Shtetit shqiptar ka prioritet shtrirjen dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare me të gjithë partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese. Jemi të vendosur për të luftuar së bashku krimin e organizuar, terrorizmin, krimet ekonomike dhe kibernetike që tashmë janë globale.”

Gjatë takimit, dy drejtorët theksuan nevojën e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy policive, në fusha me interes të përbashkët.

Proda u shpreh se “marrëveshja për bashkëpunim në fushën e sigurisë, e nënshkruar më parë, ka krijuar një bazë solide për të avancuar në mënyrë konkrete dhe të qëndrueshme drejt një partneriteti strategjik. Policia e Shtetit shqiptar e sheh me shumë interes shkëmbimin e përvojës me Policinë e Arabisë Saudite, në fusha jetike si menaxhimi i rendit publik, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, siguria kibernetike dhe mbrojtja e hapësirave të ndjeshme”.

“Eksperienca saudite, sidomos në menaxhimin e sigurisë gjatë pelegrinazheve masive dhe përdorimi i inteligjencës artificiale në parandalimin e rreziqeve, përbën një model nga i cili ne duam të mësojmë dhe të bashkëpunojmë ngushtësisht”, tha Proda.

Ai shtoi se “jemi të gatshëm të intensifikojmë trajnimet e përbashkëta, të zhvillojmë projekte pilot dhe të punojmë në ngritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale, në dobi të të dyja vendeve tona”.

“Propozimi për të ndërtuar ura komunikimi të drejtpërdrejta ndërmjet strukturave operative të dy policive, përmes planeve të përbashkëta të veprimit dhe nismave të trajnimit, përbën një hap konkret për thellimin e bashkëpunimit”, tha Proda duek shtuar se Shqipëria mbetet një partnere e besueshme në rajonin e Ballkanit dhe ka një angazhim të qartë euroatlantik.

“Jemi të vendosur të ndërtojmë me Policinë Saudite një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë, të bazuar në respekt të ndërsjellë, besim institucional dhe interes të përbashkët për siguri dhe stabilitet”, nënvizoi Proda.

Proda shprehu bindjen se se kjo vizitë do të jetë një gur themeli për hapat e ardhshëm në dobi të sigurisë së qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami, vlerësoi gatishmërinë dhe vendosmërinë e Drejtor Prodës për të bashkëpunuar pa barriera me partnerët ndërkombëtarë, dhe veçanërisht me Arabinë Saudite, në të gjitha fushat që kanë interes të përbashkët.

Ai e garantoi Drejtor Prodën se do ta mbështesë Policinë shqiptare me trajnime, logjistikë dhe në veprime të përbashkëta hetimore në luftën kundër krimeve globale, në zbatim të marrëveshjes që është nënshkruar në vitin 2023, ndërmjet dy vendeve, për bashkëpunim në fushën e sigurisë.

Gjatë vizitës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, delegacioni shqiptar zhvilloi takime me drejtues të sigurisë publike të Mekës dhe të Medinës, me të cilët shkëmbyen eksperienca për menaxhimin e aktiviteteve masive.

Burimi ATSH

Bllokimi i foltores së Kuvendit nga opozita, Balluku: A quhet ky dialog parlamentar

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës reagoi sot me zhgënjim ndaj asaj që e cilësoi përsëritje skizofrenike…

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bllokimi i foltores së Kuvendit nga opozita, Balluku: A quhet ky dialog parlamentar

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës reagoi sot me zhgënjim ndaj asaj që e cilësoi përsëritje skizofrenike…