Fondet IPA III, Çano: 29 bashki kanë fituar mbi 10 milionë euro

Drejtuesja e Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimi të Ndihmës, SASPAC, Eridana Çano: Nga totali i fondeve IPA II prej 14 milionë euro, janë përthithur 70% e këtyre fondeve


Drejtuesja e Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimi të Ndihmës, SASPAC, Eridana Çano, tha sot se në fokus të punës së kësaj agjencie është thithja e fondeve IPA për zhvillimin e projekteve që gjenerojnë zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët.

Ajo tha se, nga totali i fondeve IPA II prej 14 milionë euro, janë përthithur 70% e këtyre fondeve.

Në takimin me kryetarët e bashkive, ajo ftoi përfaqësuesit e bashkive të angazhohen në thithjen e fondeve të adresuara nga IPA III që përfshin periudhën 2021-2027, ndërsa bëri të ditur se deri tani 29 bashki kanë fituar mbi 10 milionë euro.

Janë 60 projekte të mbështetura nga IPA III që janë fituar nga bashkitë e vendit, ndërsa duhet kuptuar, theksoi ajo, se projektet nuk duhet të vijnë vetëm si nevojë e bashkive, por edhe e impaktit për zhvillim rajonal.

Çano tha se, qeveria po punon të kemi fonde tranzicioni për t’u bërë gati për fondet e kohezionit.

Ajo bëri të ditur se këto projekte do të ndihmojnë në rrugën e integrimit të Shqipërisë.

“Shteti shqiptar po i jep mbështetje bashkive. Janë 100 milionë lekë në vit të rialokuara të Parafinancimit dhe rimbursimit që bashkitë duhet t’i përdorin mirë, duke aplikuar mirë. Në vitin 2024 nga 17 aplikime kanë fituar 8 bashki nga këto fonde. Ndërsa ka gjithashtu një fond specifik për mbështetjen e ekspertizës në përgatitjen e projekteve cilësore dhe bashkitë duhet të përfitojnë nga kjo mbështetje”, u shpreh ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.