Karçanaj: Shqipëria zyrtarisht pjesë e EuroHPC, rrjetit evropian të superkompjuterëve

Shqipëria i bashkohet zyrtarisht rrjetit EuroHPC (European High Performance Computing), një hap strategjik drejt forcimit të kapaciteteve kombëtare në superkompjuter dhe inteligjencë artificiale.


Shqipëria i bashkohet zyrtarisht rrjetit EuroHPC (European High Performance Computing), një hap strategjik drejt forcimit të kapaciteteve kombëtare në superkompjuter dhe inteligjencë artificiale.

Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, u shpreh se kjo është një arritje që e afron Shqipërinë më pranë standardeve dhe infrastrukturës digjitale evropiane.

“Me mbështetjen e WBIF 9 (Western Balkans Investments Framework), jemi në proces të hartimit të një studimi fizibiliteti për ngritjen e një Qendre Kombëtare për Superkompjuter (HPC), një projekt që tashmë ka nisur të konkretizohet dhe do të përfundojë brenda vitit 2025”, tha Karçanaj.

Sipas Karçanajt, “anëtarësimi në EuroHPC ndihmon drejtpërdrejt projektet të cilat bazohen mbi inteligjencën artificiale”.

“Falë aksesit në superkompjuterë, Diella mund të trajnohet me modele më të avancuara në gjuhën shqipe, duke u bërë edhe më e shpejtë dhe më e saktë në ndihmën për qytetarët. Kjo do të thotë më shumë përgjigje në kohë reale dhe më shumë dokumente të gjeneruara automatikisht me komandë zanore. Në të njëjtën kohë, përdorimi i superkompjuterëve do të na ndihmojë të përshpejtojmë analizimin dhe përkthimin e ligjeve për harmonizim me BE-në”, vijoi ajo.

Karçanaj informoi të pranishmit se, me mbështetjen e WBIF, Shqipëria ka nisur zhvillimin e një studimi fizibiliteti kombëtar për ngritjen e një Qendre për HPC, që do t’i shërbejë një game të gjerë përdoruesish si institucione publike, akademia, ndërmarrje të vogla e të mesme, dhe start-up-e.

“Në kuadër të këtij anëtarësimi Shqipëria përfiton akses të drejtpërdrejtë në kapacitetet e përbashkëta të EuroHPC, si dhe mundësi për të marrë pjesë në projekte kërkimore me impakt të lartë”, pohoi Karçanaj.

“Superkompjuterët janë infrastruktura bazë për brezin e ardhshëm të inovacionit. Pranimi në EuroHPC nuk është vetëm një sukses teknik, është një angazhim për të ardhmen digjitale të Shqipërisë në zemër të Evropës”, tha drejtuesja e AKSHI-t.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Thjeshtim i procedurave për porte turistike, stimulon projektet strategjike

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, shpjegoi në seancën plenare të Kuvendit se nisma e re ligjore për disa…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Thjeshtim i procedurave për porte turistike, stimulon projektet strategjike

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, shpjegoi në seancën plenare të Kuvendit se nisma e re ligjore për disa…