Zgjerimi i rrugës hyrëse në Ksamil, Balluku: Aksi me 2 dhe 3 korsi, shpejtësi e re qarkullimi

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi sot kantierin e punimeve për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil, që synon të lehtësojë fluksin e qarkullimit të mjeteve gjatë sezonit turistik.


Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi sot kantierin e punimeve për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil, që synon të lehtësojë fluksin e qarkullimit të mjeteve gjatë sezonit turistik.

Balluku tha se, projekti për këtë aks rrugor në 1,6 km e para e kthen rrugën në tri korsi duke i dhënë një shpejtësi tjetër qarkullimit të mjeteve, ndërsa në 2,6 km e tjera në vijim, rruga kthehet me dy korsi të kategorisë C, interurbane.

Ajo bëri të ditur se ky aks rrugor do të ketë të përfshirë të gjithë elementet urbanë me trotuare dhe sinjalistikë të plotë. Ndërkohë ka edhe disa vepra arti që e shoqërojnë këtë investim.

Rruga hyrëse për në Ksamil është rrugë panoramike dhe një pjesë kalon në zonat e banuara. Ky aks rrugor do të pajiset me ndriçim dhe do të ketë edhe korsi për biçikleta.

Deri tani tani janë realizuar 30% e volumit të punimeve në këtë investim. Në afatet kontraktuale është parashikuar që kjo vepër të përfundojë në prill 2026 dhe punimet janë brenda parashikimit.

Balluku tha se, “rruga e Ksamilit është një nga akset më të frekuentuara turistike të Shqipërisë”.

Ajo apeloi për respektimin e afateve kontraktuale, për përfundimin e punimeve deri në prill 2026, duke qenë se në Shqipëri është zgjatur sezoni turistik, dhe siç tha Balluku, “do të donim që kjo rrugë të ishte gati para fillimit të sezonit turistik 2026”.

Aktualisht informoi Balluku, në kuadër të planit të masave për sezonin turistik, po kryhet rifreskimi i sinjalistikës për të rritur sigurinë në akset rrugore veçanërisht tani gjatë sezonit veror, kur ka fluks të shtuar vizitorësh dhe turistësh.

Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e akseve kombëtare është pajisur me kamera për monitorimin dhe evidentimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Balluku tha se, po vijon mirëmbajtja e akseve rrugore në hyrje të tunelit të Llogorasë, Dhërmi- Palasë, si dhe në rrugën e tradicionale të bregdetit që në këtë sezon veror frekuentohen nga fluks i shtuar i turistëve.

Balluku bëri të ditur se, në planet e reja është ndërtimi i aksit rrugor Tuneli i Llogorasë – Sarandë që quhet rruga e bregut, ndërsa aktualisht po vijohet me mirëmbajtjen e saj për shkak të fluksit të shtuar të qarkullimit gjatë këtij sezoni veror.

Burimi ATSH

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.