Balluku: Lehtësi fiskale për objektivin 7% përdorim të biokarburanteve deri në vitin 2030

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se “synimi kryesor i qeverise është promovimi i prodhimit dhe përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme në sektorin e transportit, nëpërmjet biokarburanteve me qëllim uljen e dioksidit të karbonit që në Shqipëri prodhohet kryesisht nga transporti”.


Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se “synimi kryesor i qeverise është promovimi i prodhimit dhe përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme në sektorin e transportit, nëpërmjet biokarburanteve me qëllim uljen e dioksidit të karbonit që në Shqipëri prodhohet kryesisht nga transporti”.

Duke marrë fjalën sot në seancën plenare të Kuvendit, gjate diskutimit të projektligjit “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”, Balluku tha se, “pr/ligji parashikon rritjen e përdorimit të biokarburanteve me 1% çdo vit duke nisur në vitin 2026, duke arritur në nivelin 7% deri në fund të vitit 2030”.

“Pr/ligji parashkon krijimin e politikave nxitëve për kultivimin e bimëve energjetike në Shqipëri dhe mundësinë e përdorimit të biomasave me origjinë të ndryshme për të garantuar mbrotjen e mjedisit nëpërmjet kritereve të qëndruehsmërisë dhe reduktimit të emetimeve të gazeve serrë”, tha Balluku.

Duke ftuar deputetët të votojnë pro këtij projektligji, ajo theksoi se, me miratimin e tij Shqipëria përafron aktet ligjore me paketën europiane për klimën, siç është ligji për eficiencën e energjisë në ndërtesa apo ligji për energjinë që do të përcillet së shpejti në Komisionet parlamentare apo dhe ligji për eficiencën e energjisë.

Balluku u shpreh se Shqipëria është e angazhuar të plotësojë direktivat e BE-së edhe sa i takon energjisë së rinovueshme.

“Ne përmbushim jo vetëm prodhimin 100% të energjisë së rinovueshme, por edhe diversifikimin e portofoleve të prodhimit. Ndaj pr/ligj përfshin incentiva për nxitjen e përdorimit të kësaj energjie”, vijoi Balluku.

“Ky ligj do të shoqërohet edhe me një paketë aktesh nënligjore, për monitorimin e prodhimit dhe përdorimit të biokarburanteve. Ndërsa gjatë aplikimit të këtij ligji do të ketë një sërë lehtësish fiskale dhe përfitimet do të vijnë në të ardhurat e buxhetit të shtetit”, tha Balluku.

Burimi ATSH

Plazhi publik i “uçkave” në Pogradec, destinacion i preferuar për pushuesit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh publik me hapësira të sistemuara si dhe me…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Plazhi publik i “uçkave” në Pogradec, destinacion i preferuar për pushuesit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh publik me hapësira të sistemuara si dhe me…