Balluku: Doganat shqiptare, pjesë kyçe e rrugës drejt Unionit Evropian

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë sot në konferencën e dytë të nivelit të lartë të drejtorëve të përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së, me temë “Partneriteti doganor për një Europë të lidhur – Thellimi i bashkëpunimit doganor CEFTA-BE për lidhje të pandërprera”


Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë sot në konferencën e dytë të nivelit të lartë të drejtorëve të përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së, me temë “Partneriteti doganor për një Europë të lidhur – Thellimi i bashkëpunimit doganor CEFTA-BE për lidhje të pandërprera”.

Në fjalën e saj, Balluku theksoi se procesi i zgjerimit të BE-së dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor përbëjnë investimin më të rëndësishëm gjeopolitik të Bashkimit Evropian në këtë dekadë.

“Anëtarësimi në BE nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin, por me vlerat e përbashkëta evropiane që ndajnë popujt tanë” u shpreh ajo.

“Ne shqiptarët e dimë mirë se çfarë do të thotë të qëndrosh përpara një dere të mbyllur të një familjeje të madhe evropiane, pjesë e së cilës jemi në mënyrë natyrale. Jemi banorë autoktonë të zemrës së Evropës, mesdhetarë, si fqinjët tanë grekë e italianë”, deklaroi Balluku, duke shtuar se Shqipëria ndodhet sot në prag të certifikimit administrativ dhe zyrtar që do të mundësojë anëtarësimin e plotë në BE.

Ministrja Balluku theksoi se Shqipëria ka kaluar një të shkuar të vështirë, por ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm për të përmbushur detyrimet që kërkon anëtarësimi.

“Pas shumë sfidash, jemi sot më afër se kurrë portës së dikurshme të mbyllur, që sot është gjysmë e hapur. Besojmë fort në angazhimin e administratës shqiptare dhe në vullnetin politik të vendeve anëtare të BE-së për të na mirëpritur”, tha ajo.

Duke vlerësuar rolin e institucioneve që bashkëpunojnë ngushtësisht me BE-në, Balluku vuri në dukje rëndësinë që ka administrata doganore shqiptare në procesin e integrimit.

“Çdo institucion që bashkërendon punën me vendet e BE-së luan një rol kyç në rrugën tonë drejt anëtarësimit, dhe doganat janë pjesë e rëndësishme e strukturave shtetërore me detyra specifike në këtë proces”, theksoi zv/kryeministrja.

Bashkëpunimi doganor CEFTA-BE, sipas Ballukut, është një shtyllë strategjike, që merr formë përmes këtij takimi të nivelit të lartë mes drejtuesve të autoriteteve doganore të rajonit dhe BE-së.

Objektivi kryesor, theksoi më tej ajo, është ndërtimi i një unioni doganor funksional, që garanton siguri, lehtëson tregtinë e ligjshme dhe përgatit ekonomitë e rajonit për integrim të plotë në tregun e përbashkët evropian.

Ajo theksoi gjithashtu rolin që do të ketë Shqipëria si portë hyrëse dhe dalëse e Bashkimit Evropian në të ardhmen, duke nënvizuar nevojën për mbështetje teknike nga partnerët, përkushtim politik, si dhe zhvillim të kapaciteteve njerëzore dhe administrative për të përmbushur standardet e BE.

Në vijim të konferencës, Balluku shprehu bindjen se do të zhvillohen diskutime mbi zhvillimin e korsive të gjelbra dhe blu, forcimin e kapaciteteve doganore, si dhe nevojat e ardhshme për bashkëpunim në kontekstin e zgjerimit të BE-së dhe Planit të Rritjes së Unionit.

Balluku ndau gjithashtu progresin e Shqipërisë në fushën e digjitalizimit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale në administratën publike, si faktor kyç për rritjen e efikasitetit dhe transparencës në procedurat doganore.

Ajo theksoi se këto arritje kanë sjellë rezultate të dukshme në uljen e kohës së operimeve dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj biznesit.

Në përfundim, Balluku nënvizoi se është fat të jesh në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të udhëhequr këtë rrugëtim drejt Unionit Doganor Evropian.

“Historia 57-vjeçare e suksesit të BE-së është udhërrëfyesi më i mirë për administratat doganore të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ajo.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: Nga shtatori “Pasqyra e Çmimeve”, platforma për transparencën dhe krahasimin e çmimeve

Çmimet e produkteve bazë do të jenë më transparente për konsumatorët shqiptarë përmes platformës së re “PriceWatch Albania”, e cila…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Nga shtatori “Pasqyra e Çmimeve”, platforma për transparencën dhe krahasimin e çmimeve

Çmimet e produkteve bazë do të jenë më transparente për konsumatorët shqiptarë përmes platformës së re “PriceWatch Albania”, e cila…