Balluku: Qendra e monitorimit te tuneli i Llogorasë, mbikëqyrje trafikut me kamera 24/7

Qendra e monitorimit dhe operimit të tunelit të Llogarasë, në Vlorë, përmes kamerave mbikëqyr dhe koordinon 24/7 lëvizet e të gjitha automjeteve që kalojnë përmes kësaj vepre.


Qendra e monitorimit dhe operimit të tunelit të Llogarasë, në Vlorë, përmes kamerave mbikëqyr dhe koordinon 24/7 lëvizet e të gjitha automjeteve që kalojnë përmes kësaj vepre.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, vizitoi sot ambientet e kësaj qendre moderne e cila plotëson të gjitha kushtet e monitorimit dhe sigurisë, veçanërisht tani në sezonin veror kur shtohet dhe fluksi i lëvizjeve.

Brenda ambienteve të qendrës, ofrohen të gjitha shërbimet e emergjencës në tunel, ku janë të përfshirë edhe stafi i emergjencës dhe i zjarrfikëseve, në total me 50 punonjës ku secili turn ka 12-13 punonjës. Ndërsa qëndron e stacionuar në garazhdin e kësaj qendre një makinë zjarrfikëse, për çdo rast nevoje që paraqite.

Balluku tha se, “është shumë e rëndësishme për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kuptojnë se janë të monitoruar 24 orë në tunelin e Llogorasë”.

“Rastet e fundit ku janë evidentuar shkelje të Kodit Rrugor, duhet evituar në tunelin e Llogorasë. Nuk ka parakalime dhe sinjalistika duhet respektuar. Gjithçka është e regjistruar dhe policia rrugore ka çdo minutë nga operimi i tunelit”, u shpreh Balluku.

Sipas saj, të gjithë ata që kanë shkelur limitin e shpejtësisë, të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e sigurisë rrugore, apo kanë kryer parakalime, duhet të dinë që do përballen me Policinë Rrugore, e cila do të marrë masat e duhura.

“Nëse nuk ju kanë ndaluar, nuk do të thotë se nuk do të vijë një gjobë apo një penalizmi për sa i përket lejes së drejtimit”, theksoi ajo, teksa garantoi se përmes kësaj qendra është e monitoruar çdo gjë në çdo minutë, me instrumentet e duhura për të garantuar siguri maksimale të lëvizjeve të mjeteve në tunelin 6 km të gjatë.

Burimi ATSH

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.