Rama: Në 11 maj jo me fanellë partie, shpresë e re për Shqipërinë me BE

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste zhvilloi sot takimin elektoral përmbyllës për qarkun Dibër.


Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste zhvilloi sot takimin elektoral përmbyllës për qarkun Dibër.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri foli sërish për rëndësinë e votës së shqiptarëve në 11 maj, pasi sipas Ramës nuk bëhet fjalë për të pasur numrat për krijimin e qeverisë, sepse kjo nuk diskutohet, por është fjala për një krijimin e një fuqie vendimmarrëse që të ecet përpara dhe të mbyllen negociatat me BE-në.

Sipas Ramës, Shqipëria në BE është një Shqipëri e re, hapësirë e re, një horizont i ri, një shpresë krejt e re sidomos për gjeneratën e re.

“Shqipëria në BE nuk është më vetëm. Nëse sot kemi bërë shumë punë edhe me mbështetjen e BE-së për infrastrukturën, shëndetësinë, arsimin, e gjithë ndihma e tyre në gjithë këto vite ka qenë 1 miliard e diçka më shumë euro. Kur të bëhemi anëtarë do i marrim çdo vit 1 miliardë e diçka më shumë euro nga ajo shtëpi e përbashkët. Ajo funksionon si shtëpitë tona, kush është më i rritur ndihmon më të vegjlit. Për bujqësinë kemi bërë agroturizma, pika grumbullimi me ndihmën e tyre, po kemi marrë shumë më pak se 200 milionë euro. Në momentin që hyjmë në BE marrim 300 milionë euro çdo vit”, tha ai.

Kryeministri nënvizoi faktin se “kjo është një e ardhme që deri dje ka qenë një ardhme e largët”.

“Sot është një e ardhme që është këtu. Është në dorën tonë. Ne duhet me 5-ën ta kthejmë në të tashme të Shqipërisë, të shqiptarëve”, tha Rama.

Rama përsëriti lutjen drejtuar grave dhe vajzave të këtij qarku që të bëjnë çdo përpjekje që të bashkojnë mikeshat, fqinjët, shoqet dhe këdo tjetër në këto zgjedhje.

“PS dhe PD nuk janë çështja kryesore e 11 majit. Çështja kryesore është një shpresë e re për Shqipërinë me BE, në Evropë, apo Shqipëria e gjitha pas një plaku të pashpresë, të lodhur dhe të mbaruar që nuk di ku e vuri kryefjalën dhe ha rrugës kallëzuesin. Kjo është zgjedhja! Midis të mirës së përbashkët të një populli të tërë dhe interesit të një grushti njerëzish. Rruga e Arbrit nuk është rruga e socialistëve, por e socialistëve, e demokratëve, sepse mbi të gjitha është rruga e dibranëve, bulqizakëve, matjanëve. Prandaj, në 11 maj nuk duhet shkuar me fanellë partie, por me flamurin kuqezi”, pohoi Rama.

“Keni parë flamur të PS-së në takimet tona? Jo! Sepse në 11 maj PS nuk është qëllimi, është një mjet, është makina ku duhet hipur për të vazhduar para. Rruga është BE, rruga është e këtij flamuri të Skënderbeut, profetit të historisë sonë që e ka lënë profecinë kur i vendosi barrikadën atje në Krujë, kur përcaktoi fatin tonë me perëndimin jo me lindjen. Është kur rilindësit e mbrojtën me gjuhën tonë dhe na e lanë të shkruar në shqip “diell për ne shqiptarët lind andej nga perëndon”, është rruga e popullit që doli në rrugë dhe tha “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, pohoi Kryeministri.

Në fund të fjalës së tij, kreu i qeverisë cilësoi se PS është makina që nuk mund të lihet për t’i hipur një gomari që ka samarin blu.

“Merr makinën dhe shko plumb pushke në BE”, përfundoi Rama.

Burimi ATSH

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…