Rama: Nga 30 mijë në 1 milion turistë, shifër kokëfortë e transformimit të Beratit

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, vlerësoi sot se Berati ka ndërtuar një ekonomi re që bazohet te turizmi.


Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, vlerësoi sot se Berati ka ndërtuar një ekonomi re që bazohet te turizmi, ndërsa solli në vëmendje faktin se nga 30 mijë turistë në Berat janë regjistruar 1 milion turistë e vizitorë vitin e shkuar.

Në takimin përmbyllës elektoral në Berat, Rama u ndal te transformimi i Beratit gjatë këtyre viteve si dhe zhvillimin që ka marrë i gjithë qarku.

Duke vlerësuar pjesëmarrjen e lartë në takimet elektorale në bashkitë e këtij qarku, Rama tha se kemi parë energjinë më pozitive dhe vendosmërinë më të madhe për të marrë në garën tonë tonë të 10-të, një fitore të 10-të me notën 10.

“Kur ne e kemi nisur këtë rrugëtim së bashku me mbështetjen e shumëkujt që këtu është në një moshë pak më të madhe, nuk kishte rrugë për të ardhur në Berat. Besoj se të gjithë atyre që e kanë jetuar atë kohë u kujtohet se vije deri në Lushnjë dhe pastaj merrje kthesën dhe futeshe në një shteg pafund gropash dhe pluhuri që nuk të çonte drejt zemrës së një Shqipërie turistike, por sikur të çonte drejt një vendi të humbur, të shkretë, të zymtë”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se kur PS mori detyrën numëroheshin 30 mijë turistë dhe vizitorë në Berat, ndërsa vjet Berati e mbylli me 1 milion turistë e vizitorë.

Kjo, sipas Ramës, është një nga të dhënat më fantastike të transformimit dhe një nga faktet më kokëforta.

“Nga 30 mijë në 1 milion turistë e vizitorë. Ashtu sikundër vetë Shqipëria nga 1 milion e pak turistë që ishin kryesisht nga trojet shqiptare të Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo shqiptarë nga emigracioni që ktheheshin, arriti në 12 milionë turistë vitin e shkuar”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se në Berat është ndërtuar një ekonomi re që bazohet te turizmi.

“Nëse sot ky qytet buzëqesh, ka një ndriçim të veçantë, hyn në çdo rrugicë dhe gjen një derë të hapur, ku ka një bujtinë të mrekullueshme, kjo do të thotë se këtu është ndërtuar një ekonomi e re që bazohet tek turizmi dhe prodhimet që vijnë nga fshati”, tha Rama.

Ndërkohë që Berati, sipas tij, është edhe një nga stacionet më të rëndësishme të eksporteve bujqësore jashtë vendit.

“Shqipëria sot, falë punës së madhe që kemi bërë së bashku, nuk është më vendi i gjeneratorëve dhe dritave që iknin orë e çast, ndërkohë që gjysma paguan e gjysma vjedh. Sot të gjithë janë konsumatorë korrektë dhe të barabartë. Ndërkohë, ajo që deri dje ishte një gropë e madhe borxhesh, ku mungonin të gjitha shërbimet minimale, sot është një Shqipëri në pragun e shtëpisë së madhe të familjes së bashkuar europiane”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në takim komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR) gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich,…

Global 360

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në takim komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR) gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich,…