Rama: Paga mesatare e mjekut shkon 2 mijë euro, e mësuesit 1250 euro

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se pagat në të gjithë vendin do të vijojnë të rriten edhe përgjatë mandatit të dytë.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se pagat në të gjithë vendin do të vijojnë të rriten edhe përgjatë mandatit të dytë.

Gjatë takimit elektoral në Kukës, Rama bëri të ditur se paga e mjekëve do të shkojë mesatarisht 2 mijë euro, ndërsa ajo e mësuesve do të shkojë 1250 euro.

Rama tha se paga e mjekut në 2013-ë kur PS mori drejtimin e vendit ishte 490 euro.

Sot, vijoi ai, kjo pagë ka arritur mesatarisht 1600 euro.

Nga ana tjetër, Rama theksoi se paga e mësuesit ishte 420 euro, ndërsa sot ka shkuar 950.

Rama foli edhe për dyfishim të mbështetjes financiare për nënat e fëmijëve me aftësi të veçanta.

Teksa theksoi se qeveria prej disa vitesh paguan edhe sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore për nënat me 2 e më shumë fëmijë, në mënyrë që ato të kenë mundësinë të kujdesen sot për fëmijët e tyre e nga ana tjetër të kenë pensionin nesër.

Nga kjo politikë, vuri në dukje ai, përfitojnë aktualisht rreth 10 mijë nëna të reja në të gjithë vendin.

Po ashtu, kryeministri informoi edhe për ndryshim të formës së shpërndarjes së bonusit të bebes, jo më sipas skemës një çek kur lind por në një formë pagese mujore që do të zgjasë në varësi të numrit të fëmijëve që ka familja.

“Janë gjithsej 227 mijë bebe që kanë marrë bonusin deri sot”, tha ai.

Burimi ATSH

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…