Rama: Rritja më e lartë në rajon e prodhimit të brendshëm bruto me 2,5 herë

Kryeministri: Në vitin 2013 e gjetëm borxhin publik në nivelin 70.4%, teksa në fund të 2024-ës e kemi ulur në 54.0 %


Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i PS-së gjatë takimit sot me qytetarët në Kukës, në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit, tha se “në një dekadë prodhimi i përgjithshëm kombëtar është rritur 2,5 herë, rritja më e lartë në rajon”.

Rama shtoi se, nëse mesatarja e rritjes së PBB për vendet e tjera është afro 65%, për Shqipërinë është mbi 100%.

Sa i përket të ardhurave për frymë, Rama theksoi se “në 2013-ën ishin 3330 euro. 10 300 euro janë në 2024-ën, 3 herë më shumë. Projeksioni i Shqipërisë 2030 është 15 mijë euro”.

Gjithashtu theksoi ai, “borxhi publik është një nga pikat kyçe ku kemi shënuar përmirësim të ndjeshëm të treguesve”.

“Në vitin 2013 e gjetëm borxhin publik në nivelin 70.4%, teksa në fund të 2024-ës e kemi ulur në 54.0 %”, tha Rama.

Burimi ATSH

Rama: Infrastrukturë nëntokësore për shërbimet digjitale, në korrik programi “Rilindja Urbane 2.0”

Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria ka nisur një kapitull të ri për zhvillimin e infrastrukturës digjitale në qytetet e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Infrastrukturë nëntokësore për shërbimet digjitale, në korrik programi “Rilindja Urbane 2.0”

Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria ka nisur një kapitull të ri për zhvillimin e infrastrukturës digjitale në qytetet e…