Balluku: Porti tregtar i Porto Romanos, më i madhi në rajon dhe Europë i industrisë detare

Kështu deklaroi sot zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një takim në qytetin e Vlorës


Sot jemi në prag të nisjes së një kantieri të fuqishëm, portit tregtar të Porto Romanos, i cili është i vendosur vetëm pak milje nga qyteti i Durrësit, por i vendosur në një zonë industriale prej 400 hektarësh, ku parashikohet të ndërtohet porti më i madh në rajon, por edhe kantieri më i madh në Europë sa i përket industrisë detare”.

Kështu deklaroi sot zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një takim në qytetin e Vlorës me fokus ecurinë e projekteve strategjike në fushën e transportit, kryesisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës dhe zhvillimin e portit të këtij qyteti, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

“Ky port erdhi si rrjedhojë e një analize të thellë dhe studimi të detajuar ndërkombëtar për situatën aktuale në portin e Durrësit, një port i ndërtuar në fillim të shekullit XX në një qytet me pak banorë”, tha Balluku.

Balluku informoi se “ky port do të ketë 30 vendbregëzime, thellësia do të jetë nga 13-16 metra duke ndihmuar akostimin e anijeve të mëdha ndërkombëtare, të cilat sigurisht do të rrisin kapacitetet detare në Shqipëri me disafish. Kapaciteti i parashikua është 2 milionë kontejnerë në vit dhe deri 50 milionë tonë mallra gjenerale”.

Balluku u ndal edhe tek porti i Durrësit, i cili do të kthehet në një marinë ku do të hapen 12 mijë vende pune, do të ndërtohen 5 hotele me 5 yje dhe do ta kthejë Shqipërinë në një pol magnetik për transportin dhe turizmin detar.

“Projekti parashikon zgjerimin e kapaciteteve dhe zgjerimin e kalateve të reja. Në tri portet, për shkak dhe të kërkesave të zonës që kemi pasur do të vendosen dhe ato njësi që do të shërbejnë në mirëmbajtje e flotës së peshkimit. Porti i Sarandës është një pikë kyçe me infrastrukturë të përshtatur duke pritur kroçera të shumta që e vizitojnë Sarandën. Saranda është futur në itineraret e mira turistike”, nënvizoi Balluku.

Më tej Balluku tha se “në këtë 10-vjeçar në portin e Durrësit kemi pasur një rritje prej 51% të volumit të përpunuar, pra 2014-2024 nga 3,7 milionë tonë në 7,4 milionë tonë. Në terminalin e kontejnerëve në 10 vitet e fundit nga 99 mijë TEU në 196 mijë TEU. Po ti referohemi pasagjerëve kemi 8,5 milionë pasagjerë në 10 vitet e fundit dhe në Durrës janë ankoruar 165 kroçera, të cilat korrespondojnë në 54 mijë turistë”.

“Në 10-vjeçarin e fundit infrastruktura portuale ka kaluar nga mirëmbajtja minimale në 2014-n, në transformim strategjik duke nisur nga thellësia e portit të Durrësit, e cila duhej t’i përgjigjej rritjes dhe ekspansionit që kishim në këtë port, deri tek investimet e tjera me lidhjet e tjera të porteve me infrastrukturën rrugore apo edhe atë hekurudhure në përfundim të projektit që kemi për lidhjen e kryeqytetit me aeroportin dhe portin e Durrësit”, tha Balluku.

Burimi ATSH

Rama në podkastin “Flasim”: Kemi mbështetur shumë individë dhe sipërmarrje në projektet e tyre

“Zëdhënësit e bimëve”, emërtohej episodi i radhës i podkastit “Flasim”, ku të ftuarit e kryeministrit Edi Rama ishin tre nismëtarë…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama në podkastin “Flasim”: Kemi mbështetur shumë individë dhe sipërmarrje në projektet e tyre

“Zëdhënësit e bimëve”, emërtohej episodi i radhës i podkastit “Flasim”, ku të ftuarit e kryeministrit Edi Rama ishin tre nismëtarë…