Rama: Qarku i Beratit i transformuar, investimet në turizëm forcë për ekonominë vendore

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se qarku i Beratit është transformuar falë investimeve të shumta që janë kryer në bashkitë e tij.


Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se qarku i Beratit është transformuar falë investimeve të shumta që janë kryer në bashkitë e tij.

Në fjalën e tij gjatë takimit me gra dhe vajza të Beratit, Rama tha se “Berati i 1 milion turistëve ishte diçka që nuk ta rrokte imagjinata kur për të ardhur në Berat nuk kishte rrugë. Kështu e kemi filluar ne punën. Nuk kishte rrugë, ju e dini shumë mirë nga Lushnja në Berat ishte një monopat, nuk ishte më një rrugë”.

“Ju e dini shumë mirë se sa pak dyer kishte për të trokitur për të qëndruar një natë në Berat. Sot po hapen dyer pas dyersh dhe po ndryshon në përmbajtje ekonomia vendore sepse të gjitha ato rrënoja të deridjeshme po kthehen në burim të ekonomisë familjare, të cilat janë një forcë e shtuar e ekonomisë vendore”, tha Rama.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se “në Berat kemi sot kaq shumë vepra publike, në qarkun e Beratit kemi edhe kaq shumë prodhim, eksport, pika grumbullimi dhe përpunimi, agroturizmi që vetëm do të shtohen”.

Por, vijoi Rama, përtej të gjitha këtyre që janë tema të një fushate elektorale, përtej që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me njerëzit, përtej fakteve kokëforta të qeverisjes sonë që kur morëm detyrën kishim një Shqipëri me një prodhim të përgjithshëm më pak se 10 miliardë euro, vitin 2024 e mbyllëm me 25 miliardë euro.

“Kemi të gjitha arsyet të jemi të bindur që në Shqipërinë 2030 prodhimin e përgjithshëm ta kemi të paktën 33 miliardë euro. Që kur morëm detyrën kishim një pagë mesatare në sektorin publik 370 euro dhe e mbyllëm 2024 me 1 mijë euro pagë mesatare ne sektorin publik. Me 950 euro pagën mesatare të mësuesve dhe kështu me radhë. Të ardhurat për frymë që ishin 3 mijë euro e diçka më shumë e sot janë 10 400 euro të gjitha këto janë shumë të rëndësishme siç janë ato që kemi bërë në mënyrë të posaçme për gratë, vajzat edhe në aspektin e politikave edhe të mbështetjes për nënat e reja, Bonusin e Bebes që kemi dhënë për mbi çerek milion bebe”, nënvizoi Rama.

Por, shtoi Kryeministri, që tani do ta transformojmë nga një bonus që jepet një çek në momentin e lindjes në një mbështetje financiare të përmuajshme 2, 3 dhe 5 vjet sipas numrit të fëmijëve.

Kryeministri Rama e vuri theksin edhe mbështetja me pagesë shoqërore e shëndetësore për nënat kryefamiljare me tre e më shumë fëmijë.

“Këto gra nuk do të humbasin asgjë nga pensioni i tyre, nëse për faktin se nuk shkojnë dot në punë, për shkak se kanë fëmijë të vegjël për të rritur apo se kanë shumë fëmijë. Atë që kemi thënë dhe kemi në program të katërvjeçarit të ardhshëm dyfishimin e mbështetjes për nënat e fëmijëve me aftësi speciale”, tha Rama.

Më tej Rama u fokusua tek infrastruktura kombëtare.

“Ka ardhur jo vetëm momenti i akseve të mëdha kombëtare që na lidhin me rrjetet europiane si, Korridori Blu, Korridori 8, por edhe i hekurudhave më në fund siç është kur vjen puna për infrastrukturën dhe çfarë e prek drejtpërdrejt qarkun, rruga Berat – Poliçan – Skrapar që lidhet me Përmetin”, tha Rama.

Burimi ATSH

e-Gate, sistemi modern i kalimit kufitar do të shtrihet edhe në Portin e Durrësit dhe Sarandës

Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

e-Gate, sistemi modern i kalimit kufitar do të shtrihet edhe në Portin e Durrësit dhe Sarandës

Teknologjia moderne e kalimit elektronik të kufirit, e-Gate, që ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve në Aeroportin e Rinasit, do…