Rama me fermerët në Berat: Me hyrjen në BE përfitojmë 1.2 miliardë euro në një mandat vetëm për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një bashkëbisedim me fermerët për bujqësinë e zhvillimin rural në Berat.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një bashkëbisedim me fermerët për bujqësinë e zhvillimin rural në Berat.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se vendi gjendet përpara një mundësie historike në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian, ndërsa nënvizoi edhe mbështetjen që BE do të japë për bujqësinë.

Rama tha se se sot kemi një rrjet të madh agroturizmash në vend dhe këto nuk do të zhvilloheshin nëse BE nuk do të jepte grante.

“Unë po kthehem tek fiksimi im, se fiksimi im lidhet me shumë gjëra, që kam shumë problem nëse unë nuk jam i zoti sot në këto ditë që t’i shpjegoj deri në fund çdo qytetari pavarësisht fare politikës për të kuptuar se për çfarë flasim. Jemi para një oportuniteti të madh historik nuk është gjë e vogël, është e madhe, në raport me ju në raport me fshatin. BE në atë mbështetje që na ka dhënë që është shumë modeste në krahasim me çfarë mund të marrim si vend anëtar ka qenë çelës për shumë gjëra që kemi bërë me mbështetjen e AZHBR-së”, u shpreh Rama.

“Ne nuk kishim fare agroturizmin si nocion, sot kemi një rrjet të tërë agroturizmash që duam t’i shtojmë e shumëfishojmë sepse është një ekonomi shumë e shëndetshme agroturizmi dhe i jep jetë shumë zonave dhe shumë pikave duke stimuluar prodhimin dhe përpunimin, por nuk do t’i bënim dot nëse nuk do t’i jepnim mundësi atyre që i ndërmorën të parët. Nuk ka nevojë t’i mbushësh mendjen se çfarë vlere ka agroturizmi, por në fillim nuk do t’i bënim dot nëse nuk do të kishin mbështetje me grante”, tha Rama.

Rama tha se kemi marrë nga “Bashkimi Europian mbështetje shumë më pak se 200 milionë euro në gjithë këto vite”.

Por shtoi kreu i PS-së në momentin që vendi do të anëtarësohet në BE do të përfitojë 300 milionë euro në vit dhe se në një mandat janë 1.2 miliardë euro. Rama tha se banorët duhet ta lënë politikën dhe të mendojnë që mos ta lëshojnë këtë shans.

“Në momentin që bëhemi anëtare të BE-së 300 milionë euro në vit janë vetëm për fshatra dhe bujqësinë, llogariteni çfarë kapërcimi eksponencial. 300 milionë në vit janë 1.2 miliardë në një mandat qeverisës vetëm për bujqësinë. Ku u ka pasur këtu bujqësia 1.2 miliardë jo në 4 vite por në të gjitha vitet bashkë. Është historike po u them dhe besoj shumë se të gjithë në çdo kush që jeton në fshat ta harrojë fare politikën dhe vetëm të mendoje që na duhet ta kapim dhe mos e lëshojmë këtë shans, për mustaqet e Çelos na duhet të fokusohemi te ky shans dhe t’i bëjmë yzmetin këtij shansi, që të mbarojmë negociatat me BE-në dhe të bëhemi anëtar të BE-së”, u shpreh Rama.

“Të kemi një frymëmarrje komplet tjetër është si të vësh mushkëri të reja dhe të vraposh me një shpejtësi shumë herë më të lartë. Është të vesh mushkëri të reja që nuk mundesh dot t’i lësh pa i vënë se ke ca politkra në kokë, kjo është kombëtare. Me këtë nuk vijnë vetëm 300 milionë por edhe shumë gjëra të tjera që janë programe ku ne sot nuk mund te kemi akses sepse nuk jemi pjesë e asaj familje, ata na mbështesin si fqinjë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…