Brenda vitit nisin punimet për Spitalin e ri në Korçë, infrastrukturë model e shërbimit shëndetësor

Spitali rajonal i Korçës është një tjetër infrastrukturë e re, që do të ringrihet nga themelet jo vetëm si një arkitekturë moderne, por edhe funksionale sipas koncepteve bashkëkohore të menaxhimit spitalor.


Spitali rajonal i Korçës është një tjetër infrastrukturë e re, që do të ringrihet nga themelet jo vetëm si një arkitekturë moderne, por edhe funksionale sipas koncepteve bashkëkohore të menaxhimit spitalor.

Nga një godinë qendrore 100 vjeçare që daton në vitin 1927, si dhe 4 godina shërbimi që nuk janë të lidhura si hapësira me spitalin, projekti i ri, i hartuar në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, parashikon një godinë multifunksionale që i mbledh gjithë shërbimet spitalore në një.

Gjatë vizitës së tij në Korçë, Kryeministri Rama vizitoi Spitalin rajonal aktual, ku i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu u njoh me projektin e ri, të ekspozuar në mjediset e jashtme të Spitalit, si dhe u takua me stafin e mjekëve dhe infermierëve që shërbejnë aty.

“Janë 71 mjekë edhe 230 infermierë që punojnë në spitalin rajonal të Korçës, kryesisht gra dhe vajza. Godina qendrore e spitalit rajonal Korçë, e cila, siç e thamë edhe kur mori kartën e autonomisë menaxheriale, spitali rajonal i Korçës është një godinë 100 vjeçare që daton nga 1927. Projektin e kemi bërë në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu.

Ndërkohë që hartuesit e projektit shpjeguan se projekti do të ndërtohet mbi një sipërfaqe të konsiderueshme prej 19 mijë metrash katrorë. “Kemi hartuar projektin që bëhet në një sipërfaqe goxha të madhe, janë gati 19 mijë metra katrorë sipërfaqe terreni. Ndërsa spitalet mbi tokë janë 12 mijë metra katror dhe nëntokë 2500, ndahet në 5 blloqe që e kompozojnë. Gjithë imazheria është vendosur nëntokë. Pjesa e hyrjes është urgjence. Zhvillohet në gjithë këtë zonën këtu. Organizohet parkimi, prishen këto godinat njëkatëshe. Pemët nuk preken, është llogaritur çdo gjë që të futet brenda strukturës. Pastaj mendojmë që të organizojmë sepse bëhet fjalë që në katin e dytë janë katër blloqe operatore.” – u shpreh një nga hartuesit e projektit.

Ndërsa Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu tha se punimet për spitalin e ri do të nisin brenda vitit, duke përmbushur kështu edhe një dëshirë të mjekëve për të cilët është një investim i shumëpritur.

“Sot janë 4 godina shërbimi që nuk janë të lidhura me spitalin, pra janë veçmas, dhe kjo ia vështirëson edhe punën stafit aktual, sepse do duhet të koordinojnë me njëri-tjetrin dhe bëjnë ecejake nëpër gjithë oborrin e spitalit. Godina e propozuar është një godinë multifunksionale që i mbledh gjithë shërbimet spitalore në një. Punimet fillojnë brenda vitit. Kemi raportimet e fundit të projektit së bashku me inxhinierët. Brenda vitit fillon puna. Ia kemi premtuar mjekëve se ishin të gjithë duke më pyetur se kur fillon”, u shpreh ajo.

Burimi ATSH

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…