Rama: Shqipëria shkon në BE vetëm nëse nuk humbasim asnjë minutë në 11 maj

Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do të lidhë bregdetin me juglindjen se “gjenerata jonë sot ka fatin e madh që të ketë në dorë të bëjë hapin e fundit”.


Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës, që do të lidhë bregdetin me juglindjen se “gjenerata jonë sot ka fatin e madh që të ketë në dorë të bëjë hapin e fundit”.

“Kemi nisur këtë rrugëtim njësoj siҫ kemi nisur dhe rrugën këtu. Një rrugë që askush nuk e besonte që do ndërtohej ndonjëherë, ishte premtuar e ri-premtuar. Pastaj ne e nisëm, bëmë një fazë të parë. Pastaj filluam dhe bëmë dhe fazën e dytë, pastaj ndodhi rrëshqitja. Pastaj përsëri u vendosën gjërat në vend. Tani jemi sot këtu duke folur për një tjetër rrugë për një tjetër horizont”, tha Rama.

“Ndërkohë që rrugëtimi ynë qindravjeҫar për t’u vendosur më në fund aty ku na takon si pjesë e pandashme e Evropës është kaq larg. Dhe në këtë pikë ku jemi sot është 11 maji dhe në 11 maj të gjithë duhet të mendojnë për finishin e Shqipërisë. Jo për mandatet dhe votat e partisë, por për finishin e Shqipërisë. Si do të shkojë Shqipëria në atë finish”, theksoi Rama.

“Shqipëria në atë finish do të shkojë vetëm nëse ne nuk humbasim asnjë minutë. Nëse ne negociatat e anëtarësimit që i kemi nisur vjet i mbarojmë brenda 2027-ës, në bazë të planit që kemi dakordësuar me Komisionin Evropian”, tha Rama.

“Llogariteni kurrë asnjëherë, përveҫ rastit të Finlandës, por është histori tjetër dhe shumë vite më parë, asnjë vend nga të gjitha vendet ish-komuniste që kanë negociuar anëtarësimin nuk kanë marrë 3 vjet, kanë marrë shumë më tepër.”, theksoi Rama.

“Ne jemi në një rajon ku negociatat e anëtarësimit Mali i Zi i ka filluar në 2012-ën, Serbia në 2014-ën, Maqedonia e Veriut nuk i ka filluar akoma, ndërkohë që është kandidate që në 2005-ën dhe ne na ka parë Zoti në këtë pikë në këtë moment dhe i ka dhënë shqiptarëve mundësinë që ta kenë fatin në dorë”, u shpreh Rama.

“Tani fati në dorë vjen dhe ikën. Nuk vjen në dorë të rrijë deri sa të zgjohesh ti nga gjumi apo deri sa ti të mbarosh punët e tjera. Kjo është puna kryesore dhe e vetmja që kemi për të mbyllur këtë histori dhe për t’i dhënë fund një historie ku faktikisht shqiptarët kanë qenë në shekuj si një popull i mbetur në rrugë. Si një popull që ka qenë i destinuar të luftojë vetëm për mbijetesë dhe të trajtohet gjithmonë si një qenie e dorës së dytë dhe e dorës së tretë”, theksoi Rama.

“Edhe sot e kemi ne në dorë një dokument, pasaportën me të cilën lëvizim. Ai është një dokument udhëtimi, ne lëvizim, por ne nuk ndalojmë dot, duhet të kthehemi këtu. Nëse duam të ndalojmë atje, atëherë duhet të kërkojmë azil dhe historira të tjera dhe pa llogaritur gjithë mundimet e tjera”, tha Rama.

“Në momentin që ne hyjmë në BE dhe që të gjithë qytetarët e këtij vendi marrin pasaportën evropiane të Shqipërisë, automatikisht ajo pasaportë është lejeqëndrimi, është leje pune, është njohje pensioni, është gjithçka sepse në atë moment për herë të parë në historinë tonë nuk jemi një popull qenie e dorës së dytë në sytë e të tjerëve, por jemi një popull i barabartë sy më sy me të tjerët”, tha Rama.

Burimi ATSH

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet projekti “EU for Democracy”, Peleshi: Kuvendi, rol kyç në rrugëtimin drejt BE

Projekti “EU for Democracy”, një partneritet mes Kuvendit të Shqipërisë, Bashkimit Europian dhe International IDEA, synon forcimin e rolit të…