Rama: Shqipëria 2030, vend eksportues neto i energjisë

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se Shqipëria vendosmërisht po hedh hapa domethënës për t’u bërë një vend sovran nga pikëpamja energjetike brenda vitit 2028 dhe pastaj Shqipëria 2030 për të qenë një vend eksportues neto i energjisë.


Kryeministri Edi Rama theksoi sot se Shqipëria vendosmërisht po hedh hapa domethënës për t’u bërë një vend sovran nga pikëpamja energjetike brenda vitit 2028 dhe pastaj Shqipëria 2030 për të qenë një vend eksportues neto i energjisë.

Gjatë prezantimit të projektit për gazifikimin e qytetit të Korçës, Rama u shpreh se “ky projekt vjen në një moment goxha domethënës për sektorin e energjisë në Shqipëri”.

Rama theksoi se Shqipëria është sot në një moment ku po investohet shumë dhe po diversifikohet portofoli i energjisë.

“Në një moment kur sot Shqipëria është prodhuesi më i madh i energjisë diellore në rajon dhe ku një sërë investimesh të tjera në proces apo të parashikuara na vendosin në parashikimin shumë optimist por të mbështetur në shifra dhe fakte që brenda vitit 2030 30% e energjisë sonë të vijë nga dielli”, shtoi Rama.

Nga ana tjetër, Rama theksoi se “ky projekt vjen në momentin kur ka filluar puna në tavolinë pas firmosjes së marrëveshjes për lidhjen me Italinë nëpërmjet bashkëpunimit trilateral mes qeverisë së Shqipërisë, qeverisë italiane dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara”.

“Ky projekt do të na japi ne një pozicion shumë të favorshëm strategjik në aspektin e transmetimit të energjisë”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri informoi edhe mbi projektin që po zbatohet në HEC-in e Devollit në Maliq.

“Një projekt tjetër i jashtëzakonshëm që ka filluar edhe ai është në procesin e projektimit. Projekti me një kolos tjetër europian që do të investojë 1.8 miliardë euro për të zgjeruar kapacitetet e HEC-it të Devoll dhe për të krijuar një sistem ripërdorimi të ujit në funksion të rritjes së kapaciteteve”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi se këto janë burime të reja, fuqi e shtuar për sektorin energjetik dhe për ekonominë tonë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollë dinjitoze në Shezë të Peqinit, hapësirë e re për të gjithë komunitetin

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, e pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për një…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollë dinjitoze në Shezë të Peqinit, hapësirë e re për të gjithë komunitetin

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, e pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për një…