Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë njëherë e përgjithmonë barazinë para ligjit.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë njëherë e përgjithmonë barazinë para ligjit.

Në një takim me komunitetin e Njësisë 6, Lagjja 14, Kashar, Rama u ndal te përfitimet që do të ketë vendi nga anëtarësimi në Bashkimin Europian, si në aspektin financiar edhe në atë të mbrojtjes e sigurisë.

“Është shumë e rëndësishme për ne kjo sepse na jep mundësinë të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga një histori shumë e gjatë ku kemi kaluar shumë sundime dhe regjime po ku asnjëherë nuk kemi qenë të lirë dhe asnjëherë nuk e kemi jetuar barazinë para ligjit. Këto kemi filluar t’i prekim sot por nuk ka asnjë diskutim që për t’i garantuar njëherë e përgjithmonë duhet të jemi së bashku me ata si anëtarë të BE-së”, shtoi Rama.

Po ashtu Rama solli në vëmendje garancinë që jep anëtarësimi në Bashkimin Europian edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Në një kohë kur bota po ndryshon, kur rreziqet po shtohen, lufta është kaq e pranishme dhe nuk është ndonjë film bardh e zi që e shohim si diçka që ka ndodhur kur ne nuk kishim lindur, është shumë e rëndësishme të jemi sa më të fortë. Për këtë duhet të jemi bashkë me të tjerë. Në rastin e BE-së mundësia, fati dhe zgjedhja jonë është të jemi me vende shumë të zhvilluara dhe të forta edhe për sigurinë dhe mbrojtje tonë nga të gjitha rreziqet që mund të na kanosen”, shtoi Rama.

Por kryeministri theksoi se hyrja në BE sjell edhe shumë përfitime financiare për vendin.

“Për Shqipërinë fillon një jetë e re me hyrjen në BE. Bëhet një shoqëri e re sepse ulet në të njëjtën tryezë si e barabartë me të gjitha vendet e tjera të BE-së, duke u bërë pjesë e asaj familje në fazën ku Shqipëria ka nevojë ende shumë për financime për t’u zhvilluar dhe fuqizuar”, tha Rama.

Nga kjo, Rama tha se vendi do të përfitojë një buxhet ekstra.

“Është buxheti i familjes së bashkuar europiane. Nëse në këto vite BE na ka ndihmuar e mbështetur me diçka më shumë se 1 miliard euro, kur të bëhemi anëtar të BE-së ne çdo vit do të marrim diçka më shumë se 1 miliard euro. Deri më sot nga këto fonde janë 90% kredi me të cilat kemi bërë infrastrukturën, arsimin, bujqësinë e me radhë. Kur të jemi anëtarë, 90% e atij fondi që do marrim çdo vit do jenë para solidariteti”, shtoi Rama.

Kos: Shqipëria përparim të paprecedentë drejt BE, i mundur mbyllja e kapitujve deri në 2027-ën

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, kanë publikuar sot…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kos: Shqipëria përparim të paprecedentë drejt BE, i mundur mbyllja e kapitujve deri në 2027-ën

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, kanë publikuar sot…