Rama: Po punohet për kartën elektronike të identitetit, zmbrapsëm 42 sulme kibernetike vitin e kaluar

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë aktivitetit “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” për modernizimin e administratës publike se po punohet për krijimin e kartës elektronike të identitetit, sipas standarde të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.


Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë aktivitetit “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” për modernizimin e administratës publike se po punohet për krijimin e kartës elektronike të identitetit, sipas standarde të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri tha se përveç pasaportës evropiane, që është ajo çfarë synohet përmes anëtarësimit në BE, është duke u punuar edhe për kartën elektronike të identitetit, e gjitha sipas standardeve të përcaktuara nga BE.

“Ne i kemi marrë parametrat, dhe jemi duke punuar për kartën elektronike të identitetit evropian që do të shërbejë fillimisht si kartë këtu, me të gjitha të dhënat. Për informacionin tuaj dhe të të gjithëve, ne jemi sulmuar egërsisht nga Irani në një përpjekje për të na fshirë gjithçka që kemi ndërtuar në këto 10 vjet, për ta bombarduar dhe asgjësuar të gjithë këtë infrastrukturë. Kemi qenë në fije të perit. Irani nuk është një hacker i lehtë, është një nga fuqitë më të mëdha të terrorit digjital. E kemi zmbrapsur sulmin pa dëme të mëdha dhe dua t’ju informoj që vitin e kaluar kemi pasur 42 sulme serioze, dhe një vit përpara në 2023 kemi pasur 63 sulme serioze”, tha Rama.

Duke folur për sulmet kibernetike, kreu i qeverisë tha se rol të rëndësishëm në këtë proces luan edhe ASKS (Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike) që në bashkëpunim me AKSHI-n kanë ndërtuar një strukturë për mbrojtjen kibernetike.

“Kjo na ka dhënë mundësinë që pavarësisht se është diçka më e fshehtë, nuk mund të bëjmë ekspozita me armët që kemi në dispozicion, por kemi një nga fuqitë mbrojtëse kibernetike më të avancuar në Evropë, dhe pa kostot marramendëse të disa më të pasurve. Duke përdorur inteligjencën dhe talentet shqiptare që falë edhe shpërblimeve sipas tregut, i kemi mbledhur në këto tri kompani. Asnjëherë mos thuaj kurrë, se edhe forcat malinje përforcohen dhe sofistikohen, por kjo është një luftë e përditshme”, nënvizoi Rama.

“Projekti i shtrirjes në sektorin privat vazhdon, dhe unë përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje sektorit privat që të mos e nënvlerësojë rrezikun që vjen nga terroristët digjitalë. Kemi ecur shumë mirë me bankat, por ka shumë akoma boshllëqe që duhen mbushur me shpejtësi për të mos lejuar që armiqtë, të gjejnë pika të dobëta dhe të godasin duke krijuar dëme të pallogaritshme”, vijoi Kryeministri.

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…