Rama: Paketën e Maleve duam ta shtrojmë edhe te toka e punuar

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim në Cërrik me fermerë për mbështetjen e deritanishme shtetërore përmes skemave mbështetëse dhe rritjen e mëtejshme të saj.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim në Cërrik me fermerë për mbështetjen e deritanishme shtetërore përmes skemave mbështetëse dhe rritjen e mëtejshme të saj.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama u pyet nga një fermer në lidhje me dokumentacionin e tokave bujqësore.

Rama tha se “sa i përket regjistrimit është e vërtetë që ka marrë shumë kohë, por duhet të kemi parasysh se nuk është një punë e lehtë për më tepër duke u nisur nga gjithë ajo rrëmujë totale që ne kemi gjetur në Kadastrën e Shtetit”.

Sipas Ramës “tani ka filluar puna për së mbari, po bëhet gjithë regjistrimi, inventarizimi digjital i kompjuterizuar i sistemit të tokës me mbështetjen e BE-së, është pjesë e angazhimeve tona në procesin e anëtarësimit. Parashikohet të përmbyllet i gjithi si proces i digjitalizimit në 2028-n”.

Rama u ndal edhe te Paketa e Maleve, ku shtoi se të njëjtin koncept qeveria do ta shtrojë edhe tek toka e punuar.

“Ndërkohë që janë dy komponentë që dua të ndaj me ju: E para duket sikur nuk ka të bëjë me ju, quhet Paketa e Maleve e ku ne kemi bërë një hap të rëndësishëm sa i takon pronësisë duke u dhënë mundësi të gjithë atyre që e kanë pronën faktike, por nuk e zotërojnë juridikisht e sepse nuk e kanë me dokumente dhe në ato territore nuk e kanë pranuar 7501, ndërkohë që ligji i ri që ne bëmë, 2020, kërkon shumë energji për t’u zbatuar, se nënkupton që të gjithë kufitarët duhet të bien dakord, të pranojnë që kjo është prona jote, do të marrë kohën e vet. Por ne do t’u japim mundësinë të gjithë atyre që duan të investojnë në këto toka që me një dëshmi në këshillin bashkiak të hyjnë në një marrëdhënie me shtetin, ta paguajnë 1 euro, vetëm të bëjnë investimin e tyre dhe në momentin kur të përfundojnë investimin ta regjistrojnë si tokë të tyren. Ky është një proces për të kapërcyer gjithë llojin e pengesave që janë burokratike në dukej por edhe ligjore dhe për të mos krijuar konflikte të reja.

Tani të njëjtin koncept ne duam ta shtrojmë tek toka e punuar. Pra, ju e keni një tokë që, siç thatë, e keni me certifikatën e përdorimit, keni NIPT si bujk, si fermer, por nuk e keni në Hipotekë, ndërkohë toka juaj prodhon në mënyrë të vazhdueshme. Jemi duke punuar që të njëjtën gjë të bëjmë në këtë pjesë, duke kërkuar përsëri që këshilli bashkiak të marrë përsipër të japë dëshminë që kjo tokë është një tokë që punohet dhe kjo gjë verifikohet lehtësisht dhe Ministria e Bujqësisë dhe që kjo tokë i përket filanit, nuk ka konflikt. Kjo është pak a shumë. Procesi i regjistrimit do të shkojë përmes digjitalizimit të inventarit dhe inventari në kompjuter do të bëjë të mundur që mos të ketë mundësi të ngatërrojë dynjanë me letra”, tha Rama.

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Skanderbeg e Venezia, una storia di intrecci tra Albania e Italia

Dalla figura dell’eroe nazionale albanese sul Bucintoro alla presenza degli albanesi nella società veneziana, fino agli Arbëreshë e alle nuove…