Zgjedhjet e 11 majit, nis sot zyrtarisht fushata elektorale

Në garë për këto zgjedhje do të jenë 11 subjekte në fletën e votimit, ku përfshihen parti dhe koalicione.

Ditën e sotme nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Në garë për këto zgjedhje do të jenë 11 subjekte në fletën e votimit, ku përfshihen parti dhe koalicione. Çdo forcë politike apo koalicion, sipas formulës së re elektorale, ka 186 kandidatë për deputetë, ku 46 janë nga lista e mbyllur dhe 140 nga lista e hapur.

Partia Socialiste zhvillon sot në orën 17:00, 12 takime me gratë në të 12 qarqet e vendit në të njëjtën kohë, ndërsa të shtunën e 12 prillit në orën 12:00 do të çelet fushata me një takim elektoral në Sheshin Skënderbej.

Partia Demokratike do të çelë fushatën sot në orën 19:00 në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërsa në datën 12 prill, ora 17:00, kjo parti do të shpalosë të plotë programin elektoral në Pallatin e Kongreseve.

Gjithashtu Partia ‘Mundësia’ e Agron Shehaj do të çelë po ashtu sot fushatën me një tur me autobus të personalizuar nga veriu në jug me simbole të partisë së tij. Ai do të niset nga Shkodra në 08:00 të mëngjesit, Lezhë, Durrës, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Selenicë dhe në orën 20:00 turin do ta mbyllë në Sarandë.

Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj do të çelë fushatën në Vlorë më 12 prill, ora 18:00, në sheshin para “Flamurtari”.

Edhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës do të çelë fushatën po ashtu më 12 prill, ora 11:00, te Xibraku.

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale më 13 prill në Fier, 10:30, te Teatri Bylis.

3.7 milionë shqiptarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 11 majit 2025

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës për zgjedhjet e 11 majit 2025 e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit.

Ndër ta 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë; 1,081 shtetas janë të papërfshirë, për shkak të dekriminalizimit dhe 5,225 është numri i qendrave të votimit.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori: zgjedhësit që jetojnë brenda vendit dhe zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit.

245 808 votues nga jashtë në zgjedhjet e 11 majit

Në zgjedhjet e 11 majit 2025, për herë të parë do të votojnë me anë të postës edhe shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë pas ndryshimeve të miratuara nga Kuvendi në Kodin Zgjedhor.

Për këtë arsye nga data 11 janar deri më 4 mars u zhvillua procesi i regjistrimit në sistemin PER të KQZ-së, ku 245 808 zgjedhësve u është miratuar kërkesa për të votuar.

KQZ ka nisur zyrtarisht procesin edhe përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor për votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që do të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit.

Procesi po zhvillohet në ambientet e Parkut Olimpik “Feti Borova” në Tiranë dhe përfshin disa faza të rëndësishme logjistike dhe teknike.

Në fazën e parë, po kryhet vulosja e fletëve të votimit sipas qarqeve zgjedhore dhe vendosja e tyre në zarfin “A”, që përmban vetëm fletën e votimit.

Më tej, këto zarfe do të vendosen në zarfat e jashtëm të KQZ dhe në zarfin përfundimtar të operatorit të shërbimit postar që do t’i shpërndajë ato jashtë Shqipërisë.

Shpërndarja e fletëve, nuk do të bëhet përtej datës 3 maj. Procesi po monitorohet nga përfaqësues të subjekteve zgjedhore, vëzhgues ndërkombëtarë dhe vendas si dhe përfaqësues të mediave.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Bordi i Transparencës pritet të vendosë sot për ecurinë e çmimit të karburanteve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur se Bordi i Transparencës do të mblidhet gjatë ditës…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Bordi i Transparencës pritet të vendosë sot për ecurinë e çmimit të karburanteve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur se Bordi i Transparencës do të mblidhet gjatë ditës…