Rama: Dyfishuam fondin e mbrojtjes sociale, fuqizojmë të gjithë strukturën

Kryeministri Edi Rama theksoi sot nevojën e politikave jo vetëm për nxjerrjen e fëmijëve nga situata e varfërisë, por edhe për parandalimin e rënies në këtë situatë.


Kryeministri Edi Rama theksoi sot nevojën e politikave jo vetëm për nxjerrjen e fëmijëve nga situata e varfërisë, por edhe për parandalimin e rënies në këtë situatë.

Në konferencën rajonale “Përshpejtimi i reformave të kujdesit për fëmijët drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, si një platformë e rëndësishme për forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në rajon, Rama vuri në dukje se për të parandaluar këtë, duhen mbështetur prindërit, përshirë ata në kategorinë e ndihmës ekonomike, por edhe ata që janë në rrezik të bien në situatën e varfërisë.

“Është shumë i rëndësishëm veprimi jo vetëm në drejtim të nxjerrjes nga situata e varfërisë, por edhe të parandalimit të rënies. Nevojitet mbështetje, jo vetëm për prindërit që janë në një situatë të caktuar ekonomike, që i përfshin ata në kategorinë e ndihmës ekonomike, por edhe për prindërit që janë në rrezik të bien në situatën e varfërisë, ku ju bëhet më e vështirë t’i mbajnë fëmijët me të gjithë ato që përmbushin kuadrin e një përkujdesjeje në kushte normale”, deklaroi Rama.

Rama bëri të ditur se qeveria shqiptare ka dyfishuar fondet për mbrojtjen sociale.

“Ne kemi dyfishuar nga 130 milionë euro në 260 milionë euro fondin për mbrojtjen sociale, ashtu sikundër MSHMS disponon fond rekord për shëndetësinë e mbrojtjen sociale në rendin e 1 miliard eurove. Kjo është pasqyrë e vullnetit të mirë dhe patjetër nuk është pasqyrë e mbyllur në një kornizë në të cilën ndjehemi të kënaqur, pasi duam ta zgjerojmë më tutje dhe ta bëjmë më të fuqishme të gjithë strukturën e mbrojtjes sociale”, deklaroi ai.

Rama vuri theksin te ndarja e përgjegjësisë mes shkollës dhe familjes për përkujdesjen e përditshme të fëmijëve.

“Besojmë shumë që rritja e pjesëmarrjes së shkollës në ndarjen e përgjegjësisë me familjen për përkujdesjen e përditshme të fëmijëve është e rëndësishme”, tha Rama.
Sipas tij, zgjerimi i mëtejshëm i programeve që financohen nga fondi social dhe për pasojë rritja e fondit social është e rëndësishme.

“Besojmë se e gjithë gama e aktiviteteve sportive e kulturore për fëmijët e rëndësishme dhe zgjerimi objektiv i palëvizshëm i yni”, theksoi Rama.

Lexo më shumë nga

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme…