Rama: Shqipëria, e para në rajon në klasifikimet e BE për shërbimet në administratën publike

Kreu i ekzekutivit, i kujtoi qytetarit se nuk ka nevojë që të drejtohet në institucione për të gjetur zgjidhjen e problemeve, për sa kohë që ekziston platforma e-Albania, ku ofrohen 95% e shërbimeve online.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë rubrikës “Sy m’Sy” në platformat sociale se Shqipëria renditet e para në klasifikimet e Bashkimit Evropian për shërbimet dhe funksionalitetin e administratës publike.

Një qytetar e pyet Kryeministrin Rama për alternativën e re pas 12 viteve kryeministër, ndërsa sipas tij, institucionet e shtetit janë të mbushur me individë të nivelit somalian.

“Në fakt nuk fyhen somalianët fare, fyen veten tënde me këtë gjuhë, se nëse do ishte kështu të paktën minimalisht ne nuk do ishim gjëkundi në tryezë me BE-në. Për të hyrë në BE, dhe që ta dish ti BE ka jo një 1, 2, 3, 4 por dhjetëra persona që merren pikërisht me këto tema, dhe një nga temat është monitorimi i funksionimit të administratës që do të thotë se po të jetë se do të kishte diçka të vërtetë në këtë që thua ne nuk do të ishim sot vendi me kalendarin e miratuar bashkarisht me Komisionin Evropian për mbyllur negociatat deri në 2027 dhe për t’u bërë anëtarë të BE-së. Nëse shikon raportet e bëra nga ekspertët e BE për funksionimin e administratës do shikosh që Shqipëria është në vendin e parë në rajon në klasifikim”, u shpreh Rama.

Kreu i ekzekutivit, i kujtoi qytetarit se nuk ka nevojë që të drejtohet në institucione për të gjetur zgjidhjen e problemeve, për sa kohë që ekziston platforma e-Albania, ku ofrohen 95% e shërbimeve online.

“Ti ke platformën e-Albania ku të gjitha shërbimet 95%, përveç pasaportës ku duhet të lesh gjurmët e gishtave apo kur duhet të martohesh, një grup i vogël shërbimesh janë ende pa akses të plotë në e-Albania. Pse duhet të shkosh, çfarë do zgjidhësh që nuk ta zgjidh e-Albania? Alternativa ime është më e qartë më e kthjellët dhe më e dukshme se kurrë: Shqipëria në BE dhe gjithë kjo rrugë ka qenë e mundimshme, por për ta sjellë këtu, jemi një hap larg. Është konkrete, reale, aktuale. Lëri këto përralla me mbret dhe fokusohu te Shqipëria në BE, kjo është e gjitha”, pohoi Rama.

Kryeministri theksoi se me futjen e Shqipërisë në familjen evropiane do të ketë një seri gjërash plus, nga ato në nivelin personal dhe më tepër. “Kur ne futemi në BE, ne do të kemi shumë gjëra plus nga ato që kemi sot në nivelin personal. Ti do të kesh një pasaportë evropiane që ty do të të bëjë qytetar evropian të barabartë me qytetarët e BE-së për të hyrë në çdo vend të BE pa të nxjerrë te radha tjetër, te polici që të bën pyetje, apo nga e drejta e qëndrimit aty për çfarëdo që ty të intereson, bashkë me mobilitetin tënd edhe si një forcë pune”, nënvizoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shkollë dinjitoze në Shezë të Peqinit, hapësirë e re për të gjithë komunitetin

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, e pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për një…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shkollë dinjitoze në Shezë të Peqinit, hapësirë e re për të gjithë komunitetin

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla, e pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për një…