Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm


Kryeministri Edi Rama, tha se, me Greqinë patëm momentin e vështirtë për çështjen që ju e dini. Por sot ajo çështje është e kapërcyer, dhe jemi në marrëdhënie shumë të mirë me qeverinë greke.

“BE na ka caktuar një kalendar 3 vjeçar për të bërë negociatat. Nuk e kanë patur kurë vendet e tjera një kohë kaq të shkurtër. Atëherë Komisioni do t’i çoj të gjitha shteteve anëtare dhe Greqisë që me Shqipërinë mbaruam dhe gjithçka është gati dhe atëherë në të gjitha parlamentet e vendeve anëtare, do të votohet për të marrë Shqipërinë anëtare të BE”, tha Rama.

Duke folur për marrëdhëniet me Greqinë, Rama e cilësoi absurditet ligjin e luftës.

“Duhet ta dini që me kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm. Kemi bërë përparim domethënës në drejtim të atyre çështjeve për të cilat kemi pasur dakordësi, përshembull për ato çështjet që lidhen me minoritetin dhe tek disa vendime që kemi marrë për t’i sanksionuar disa të drejta të minoritetit, si e drejta për tu deklaruar. Janë çështje që duhen zgjidhur dhe ne i kemi zgjidhur dhe është pozitive”, tha Rama.

“Kemi patjetër në tavolinë nga ana jonë kërkesën për të hequr përfundimisht ligjin e Luftës, sepse është absurditet. Ne jemi dy popuj shumë të afërt, jemi dy vende aleate në NATO. Në dokumentin tonë të politikës së jashtme Greqia është një partner strategjik sëbashku me Turqinë dhe Italinë dhe ne jemi në gjendje lufte, sepse ka një ligj absurd këtu që është ligji i luftës, dhe insistimi ynë është që ky ligj duhet të hiqet. Dhe unë kam shumë besim, që edhe kjo, por edhe çështje të tjera të mbetura ku duhet thënë shumë shpesh është ngatërruar politika padrejtësisht, shumë shpesh bufat e kënetave nacionaliste andej dhe këndej kanë bërë rrëmujë dhe kanë futur të gjithë dynjanë në sherr, dhe ne do t’ja dalim të ngrihemi mbi gjithë këto këneta dhe në bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë në Athinë do të bëjmë që mes Shqipërisë dhe Greqisë, të hapet një epokë e re partneriteti strategjik, jo thjesht në kuptimin që kemi sot, por në kuptimin e një ndërthurje shumë më të fortë të punëve dhe të vetë njerëzve”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…