Rama: Nuk do ndaloj deri kur t’ju jap shqiptarëve pasaportën europiane

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot komentuesve në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy”


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot një tjetër komentuesi në platformat sociale, në rubrikën “Sy m’sy” që i kujton se ka 12 vjet vite në pushtet dhe premtimi për Shqipërinë në Bashkimin Evropian është sipas tij thjesht një përrallë.

“Unë premtoj Shqipërinë në EU që nga fillimi dhe kjo është rruga. Ti duhet të informohesh se Mali i Zi ka qenë në vitin 2012 që ka hapur negociatat dhe akoma nuk është në EU, çfarë do u thuash udhëheqësve në Mal të Zi, të njëjtat përralla? Po Serbia që ka që në 2014 që negocion, po Maqedonia e Veriut që ka që në 2005 kandidate për në BE do tallesh edhe me ata apo do përpiqesh të kuptosh si funksionon ky proces dhe çfarë përpjekje titanike është që të hysh në BE. Dy rrugë ke: ose të kuptosh si funksion procesi, ose të flasësh budallallëqe e të duket sikur po thua gjëra të mençura”, u shpreh Rama.

“Por, ne kemi që vjet me Komisionin Evropian dakordësinë që t’i mbyllim negociata deri në 2027. Në tre vjet, negociatat nuk i ka bërë askush. Jo se jemi të veçantë, ne kemi bërë detyrat tona , kemi shkëlqyer dhe shkëlqejmë atje, por ka përkuar fati ynë me fatin e Evropës dhe sot janë ato që na duan neve atje për interesin e tyre, jo thjesht për faktin se ne duam të jemi atje. Ky është fati, këto janë yjet që janë përputhur. Të bashkojmë duart dhe të përqafojmë këtë fat?”, thotë Rama.

Një tjetër komentues i thotë Kryeministrit Rama se “i ka gjetur telat këtij populli, gallatë, tallava, djathë bardhë për fundvit dhe 12 vjet me Hysenin e Noc Rrokun”.

Sipas Ramës, 99% e gjërave që komentohen janë për punët më serioze që janë bërë dhe nuk i ka bërë askush para qeverisjes socialiste. “Jemi ne që e kemi sjellë Shqipërinë kaq afër realizimit të një ëndrre historike, ngjitjes në majë dhe vendosjes së flamurit tonë kombëtar në rresht me flamujt e tjerë të BE-së. Ka edhe një pjesë që është pjesa e komunikimit elektoral. Bufi i kënetës, të ndihmon ty për çfarë bëhet fjalë. Historia jonë është shumë instruktive për këtë”, pohoi Kryeministri.

Rama tha se sa herë që bufi i kënetës dhe këneta kanë marrë diçka në dorë, kanë lënë mbrapa vetëm plagë, gropa dhe zhgënjim, qoftë në pushtetin qendror, qoftë në atë vendor. “Sa herë që PS ka marrë diçka në dorë, e ka lënë më mirë seç ishte kur e mori. Ndërkohë që këtë herë nuk kemi ndërmend ta lëmë nuk diskutohet se do të vazhdojmë dhe unë do të vazhdoj deri kur të të jap ty pasaportën europiane dhe pastaj me atë do të më kujtosh. Nuk do të jemi më në komunikim bashkë, por do më kujtosh”, cilësoi Rama.

Në fund të përgjigjeve me qytetarët në platformat sociale, një tjetër komentues bëri batutën e rastit se nëse “Lulzim Basha e merr pushtetin, u mbytëm në det”!

“Jo mor çfarë do marri Luli, e dyta detin e kemi për t’u larë e kemi për t’u frymëzuar dhe për t’u bashkuar me të tjerët. Kënetën, duhet ta thajmë bashkarisht, por Lulin mezi e kemi”, pohoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…