Deklarimi i netëve të fjetjes, Rama: Hotelet të paguajnë 65% të kapacitetit nëse s’duan kontroll

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të zbatohet një skemë e re mbledhjeje TVSH-je për bizneset që operojnë në fushën e hotelerisë, pasi ballafaqimi i shifrave të turistëve me netqëndrimet nuk përputhen.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të zbatohet një skemë e re mbledhjeje TVSH-je për bizneset që operojnë në fushën e hotelerisë, pasi ballafaqimi i shifrave të turistëve me netqëndrimet nuk përputhen.

Gjatë një takimi në Sarandë, me sipërmarrës të rinj të kthyer nga emigrimi, Rama tha se pas një konsulte me ekspertë vendas dhe të huaj, qeveria i ka propozuar biznesit të paguajë 65% të kapacitetit akomoduese përgjatë pikut, që përfshin periudhën maj-shtator dhe vetëm 30% në periudhën e dimrit, për t’i krijuar hapësirë edhe biznesit të mbajë dhe paguajë punonjësit.

“Duam të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe me buzëqeshje të lehtë që tregon mirëkuptim, duhet të pranoni se bëni hile me deklarimin e shtretërve. Çështja është që kjo hile na pengon të bëjmë më shumë për qytetet, sepse nuk i jepet mundësia bashkisë të mbledhë të ardhurat që i takojnë nga okupimi i shtretërve”, theksoi kryeministri.

Rama shtoi se askush nuk mund të pretendojë se në Ksamil apo Sarandë ka shtretër bosh në korrik. Por, vijoi ai, po të shikoni deklarimet tuaja, duket se jeni në vështirësi.

Kryeministri informoi se qeveria ka ulur TVSH-në për këtë sektor, enkas për ta mbështetur atë.

“Është TVSH-ja më e ulët në Mesdhe dhe Rajon. Më e ulët se në Malin e Zi, Kroaci, apo Greqi dhe prap ju bëni sikur nuk kuptoni”, tha ai.

Kryeministri deklaroi se për të hyrë në një proces normalizimi dhe evituar inspektimet në sezon, në një konsultim me ekspertizë ndërkombëtare, është vendosur t’i jepet një opsion strukturave hoteliere për të pranuar një paradeklarim me marrëveshje, që për periudhën e pikut, nëse nuk duan asnjë kontroll, të paguajnë 65%.

“Është besoj shumë e ulët në raport me të vërtetën, por ne duam ta fillojmë kështu, uniform. Kush paguan nuk ka asnjë kontroll për këtë periudhë, por ka pas edhe 30% të periudhës së dimrit që bën një lloj balance për të krijuar mundësinë e mbajtjes së stafeve”, u shpreh Rama.

Të gjitha ata që pranojnë këtë marrëveshje, siguroi ai, nuk do të kenë asnjë kontroll.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se për këtë marrëveshje është bërë konsultim me operatorët, janë parë disa praktika dhe për të mos hyrë me forcë dhe krijuar shqetësime te biznesi, por edhe për të filluar një formalizëm gradual, ky është një opsion që mund të zgjidhet.

“Nëse nuk do të zgjidhni këtë opsion, do të përballeni me kontrolle që do të jenë më të ashpra nga pikëpamja e sanksioneve”, tha ai.

Ai vuri në dukje se ky propozim përgjithësisht është pritur mirë.

“E di që do të donit të kishit TVSH zero, por nuk është e mundur. Me këtë vendosim një lloj rendi punësh dhe i gjithë kontributi juaj nga taksa e okupimit të shtretërve kthehet prapa te ju, sepse është direkt e ardhur e bashkisë që kthehet për ato gjëra që janë të nevojshme për ju”, shtoi Rama.

Rama foli edhe për shfrytëzimin e plazheve.

“Kemi nxjerrë një vendim të ri sa i përket shfrytëzimit të plazheve, pasi ka qenë problem dhe vitin e shkuar u bë problem me uzurpimin e plazheve nga subjektet private. Kemi vendosur një raport të ri në shfrytëzimin e tyre për tu dhënë mundësinë subjekteve, por edhe qytetarëve të kenë plazhin e tyre, në rast se duan të shkojnë në një plazh publik”, informoi Rama.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…