Rama: Fshati, minierë e pashfrytëzuar për investime

Kryeministri Edi Rama ftoi sot shqiptarët që ndodhen jashtë vendit të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri, ndërsa u shpreh se fshati është një minierë e pashfrytëzuar.

Kryeministri Edi Rama ftoi sot shqiptarët që ndodhen jashtë vendit të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri, ndërsa u shpreh se fshati është një minierë e pashfrytëzuar.

Në një takim në Sarandë me sipërmarrës që janë kthyer në Shqipëri për të investuar, Rama u shpreh se Shqipëria është bekim pasi ka bukuri në çdo cep.

“Amerika është këtu dhe në një kuptim kjo është shumë e vërtetë sepse ka akoma shumë hapësirë të pasistemuar me rregulla. Në momentin që ne hyjmë në BE, këto hapësira do të jenë më të sistemuara. Kjo ka të mirën e vetë por edhe pjesën tjetër që fitimet e shpejta bëhen më të vështira”, tha Rama, ndërsa solli në vëmendje faktin se aktualisht situata në vendet më të zhvilluara të Europës është vështirësuar dhe nuk krijon mundësime për kursime.

Kryeministri theksoi se për këdo që kërkon të investojë në Shqipëri “është hap dhe mundësi, në rast se i drejtohesh sektorit privat”.

“Më tepër akoma miniera e pashfrytëzuar këtu është fshati. Kush ka në fshat një tokë, një rrënojë në çfarëdo fshati të Shqipërisë, më i largëti i mundshëm, dhe rri andej në vend që të vijë të hapi një derë dhe të presë e përcjellë njerëz i bën llogaritë shumë gabim. Kur ti hap një derë sado larg me këtë turizëm që kemi ne do gjenden njerëzit që vijnë dhe do ta sjellin atje ty tregun”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se është e vërtetë që nëse mendon të bësh bujqësi në disa zona është komplet e pamundur, por nëse bën turizëm është gjëja më e bukur që mund të bësh.

“Investoni sot në fshat pa pritur që të futemi në BE që të vijnë ata nga Polonia e Holanda të investojnë. Sot do të bëni një investim që do t’ju shërbejë shumë sot dhe nesër nëse e shisni do të jetë shumë më shumë”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…