Rama: Zgjedhjet e 11 majit me peshë gjeopolitike, s’duhet humbur treni i hyrjes në BE

Kryeministri theksoi se për herë të parë mundësia e hyrjes në BE është e prekshme dhe aktuale.


Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të humbë trenin për të hyrë në Bashkimin Evropian”, deklaroi sot kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në takimin e zhvilluar me deputetët e qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se zgjedhjet e 11 majit, kanë peshë specifike gjeopolitike

Ai theksoi se për herë të parë mundësia e hyrjes në BE është e prekshme dhe aktuale.

“Për herë të parë në eksperiencën time të drejtpërdrejtë mundësia e hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian është reale, e prekshme, konkrete dhe aktuale. Patjetër që asnjëherë nuk e kemi vënë në në dyshim, por besoj që nuk ka qenë asnjëherë e dyshuar as nga partnerët tanë evropianë që vendi ynë është në BE”, theksoi Rama.

Rama u shpreh se “rrethanat e brendshme të Evropës e kanë hapur dhe ato rrethana janë përputhur me rrethanat tona të brendshme ku si rezultat i përpjekjeve të bëra dhe i arritjeve të realizuara ne kemi mundësinë ta shfrytëzojmë këtë moment”.

“Ky është një nga ato momente kur treni i historisë kalon përpara nesh dhe kur ne duhet të jemi të vetëdijshëm dhe vetëdijësojmë këdo që treni i historisë ndalon shumë pak në një stacion, nuk rri aty pafundësisht sepse e tillë është mënyra si zhvillohet historia dhe e tillë është mënyra se si në varësi nga lidershipi dhe kapaciteti i klasës politike, i forcës udhëheqëse të një vendi, vendi e kap trenin ose e humbet. Ne nuk mund ta humbim këtë tren, nuk duhet dhe nuk do të humbim këtë tren, duke parë të gjitha ndryshimet tektonike që sapo kanë filluar në mbarë botën ekzistenciale që ne të jemi brenda BE-së”, tha Rama.

Këtu, vijoi Rama, ka një punë për të bërë, ka një diskutim për të bërë me njerëzit, këtu ka nevojë që të gjithë, në të gjithë këtë fushatë, në të gjitha kontaktet t’u flasim njerëzve për rëndësinë e këtij momenti dhe për rëndësinë e këtij ndryshimi të statusit tonë.

“Sepse ndeshen njerëz të cilët e marrin lehtë ose kanë një perceptim të gabuar për BE-në ose e lidhin futjen në BE me episode sporadike ose me momente, të cilat u kanë mbetur në kokë dhe iu duket sikur kjo është diçka me një rëndësi relative. Kjo është me rëndësi jetike për Shqipërinë dhe shqiptarët sepse duke hyrë në BE mund të sigurohet njëherë me mirë lirinë individuale për çdo individ. Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar për sa kohë janë jashtë BE-së. Është e kërcënuar sa mbetet një çështje e lidhur me kush qeveris në Shqipëri siç është e kërcënuar barazia para ligjit”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme…