Rama: Shqipëria në BE në 2030, realizim i programit tonë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, integrimi dhe anëtarësimi në BE nuk është një udhëtim me autobuz, apo me aeroplan për në Bruksel, por është krijimi këtu i të gjitha kushteve dhe i të gjitha standardeve për të qenë anëtar i asaj familjeje europiane.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, integrimi dhe anëtarësimi në BE nuk është një udhëtim me autobuz, apo me aeroplan për në Bruksel, por është krijimi këtu i të gjitha kushteve dhe i të gjitha standardeve për të qenë anëtar i asaj familjeje europiane.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Komisioneren për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos në Kryeministri, Rama u shpreh se, përfshirja e vendit tonë në familjen europiane, do të thotë zgjerimi i mureve i asaj familje, duke e futur brenda edhe Shqipërinë. “Pra bëhet edhe Shqipëria Bashkim Europian”, tha ai.

Kryeministri deklaroi se, kjo gjë nuk bëhet dot nëse ne nuk kemi një program.

“Ne nuk kemi program elektoral për të ardhur në qeveri sepse ne jemi qeveria, por kemi program për të gjitha fushat dhe Shqipërinë në 2030 në BE ne e shohim si realizim të këtij programi që kemi. Natyrisht që punët e këtij programi do t’ia bëjmë të njohura patjetër publikut, por e gjithë rezymeja e programit është një pasaportë për ty që shkruan Bashkimi Europian, Republika e Shqipërisë dhe që kur të shkosh në Bruksel të hysh nga korridori i parë dhe jo nga të tjerët dhe të jesh gazetare e akredituar në Bashkimin Europian”, u shpreh Rama.

E njëjta gjë vijoi ai, për të gjithë, për të gjithë pa përjashtim.

“Për gazetarët, për studentët që kur të shkojnë në universitet të mos jenë studentë të huaj sipas kuotave dhe me para ekstra etj, por të jenë studentë europianë. Për të gjithë ata që duan të shkojnë, jo vetëm të shohin, por dhe të ndalojnë, jo vetëm të ndalojnë, por dhe të shohin nëse mund të punojnë diku në BE pa pasur nevojë të bëjnë sikur janë të persekutuar se s’janë, pa pasur nevojë të bëjnë sikur po i gjëmon nga mbrapa dikush dhe duan mbrojtje, por thjeshtë të ofrojnë çfarë mund t’i ofrojnë ata kësaj familjeje dhe çfarë familja mund t’i japë dhe pastaj të kthehen prapë. Dhe nëse larg qoftë kur janë atje kanë nevojë të shkojnë tek doktori, të shkojnë tek doktori njësoj siç shkojnë këtu në një spital, në një ambulancë të së njëjtës familje. Dhe të kenë po ato kushte siç i kanë të tjerët dhe të rimbursohen njësoj si të tjerët”, theksoi Kryeministri.

Ky është programi tha Rama, teksa vuri në dukje se “kur themi që në 2027 duam të mbyllim negociatat, negociatat nuk janë muhabete janë fakte, rezultate në çfarë duhet të bëjmë ne, sepse BE nuk të fal asgjë pa bërë detyrat.

“Ne mund t’i themi të gjitha gjërat bukur, por Bashkimi Europian nuk të fal, nuk të jep asnjë gur të vrasësh veten siç e themi ne fjalën: një gur për të çarë kokën nuk ta japin këta po nuk bëre detyrat. Edhe ti thuash: shiko më jepni një gur se dua të vras veten, thonë i ke bërë detyrat. Se dhe gurin s’ta japin jo më të të japin mbështetje dhe të të fusin atje. Këta për të penguar, të pengojnë sa herë të duan edhe pa të drejtë. Për të të dhënë një gjë më shumë ti duhet të bësh detyrat, ndryshe nuk ka. Lerë se ç’thotë Marta do shkojmë në mal bashkë dhe do kënaqemi. Mbasi të kemi bërë detyrat. E pe si tha? Hajde shkojmë në mal tani bashkë. Bëni detyrat tha, futuni në BE pastaj do shkojmë në mal bashkë. Ky është Bashkimi Europian”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Dredha në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës “Alba Health” në Zyrih

Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha , mori pjesë në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës "Alba Health" në…