Rama: Tuneli i Murrizit dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rubrikën “Sy m’Sy” pamjet nga Tuneli i Murrizit në “Rrugën e Arbrit”.


Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rubrikën “Sy m’Sy” pamjet nga Tuneli i Murrizit në “Rrugën e Arbrit”.

Në bashkëbisedimin live me qytetarët në platformat sociale, Rama u shpreh se, “këtë videon e postova mbrëmë vonë me thënë të drejtën i gëzuar. Ma çuan direkt nga tuneli përkatës dhe e postova duke shkruar “e gjeni dot ku është?”. Edhe pati komente interesante me sa i pashë që mblodhi skuadra që merret me “Sy m Sy”-n edhe praktikisht është bukur për ta hapur me këtë pjesë sepse përgjigjet ishin interesante”

Rama lexoi disa komente të qytetarëve.

“Disa u morën me bojaxhinjtë që ishin në fund të tunelit. “Aty ku 10 bojaxhinj e lyejnë me rula si në kohën e qepës”, edhe me të qeshur Toni Shehu ose “Aty ku i kishit vënë për të lyer me rul njerëzit “Jorgo Mulla ose “Tuneli më i shtrenjtë në tërë globin për metër që lyhet me dorë”.

“Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit, tuneli i Murrizit, i cili më në fund u dorëzua. U dorëzua mali dhe tuneli do të dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që mezi e ka pritur nuk e di sa vite, po shumë kanë ikur nga kjo botë pa e parë, por duke e pritur dhe që mendoj se e plasi syrin e keq. Syri i keq më në fund plasi. Se tek ai tunel na u mblodh gjithë energjia negative edhe gjeologjia e atij tuneli ishte një tmerr”, tha Rama.

“Kështu që nesër tuneli i Murrizit hapet. Hapet më 14 mars, përkon dhe me Ditën e Verës. Kështu që nesër Ditë Vere nga Elbasani në Dibër e në të gjithë Shqipërinë, patjetër natyrisht pa harruar Tiranën”, vijoi Rama.

“Çdo copë e Shqipërisë është e mrekullueshme, por ajo që ne kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve është që kemi krijuar mundësi për zbulimin e copave të mrekullueshme deri dje të pa arritshme në mënyrë normale, se mund të arriheshin me ditë, me mushkë, me gomar, me fuoristradë”, tha Rama.

Rama bëri me dije se brenda pak javësh do hapet edhe segmenti Maqellarë-Peshkopi.
Ndërsa sa i takon Tunelit të Murrizit që hapet nesër, Rama thotë se do dibranët do e kenë plumb pushke nga Dibra në Tiranë.

“Rruga e Arbrit, plumb pushke nga Tirana deri në Dibër dhe për pak javë mbyllet dhe segmenti Maqellarë-Peshkopi dhe ata që janë në bulevardin e Peshkopisë, se pa u ardhur rruga e Arbit si dibran denbabaden nuk e quajnë. Do e kenë plumb pushke, nga hoteli i legjendarit, Hotel Turizmi i Astritit deri tek hotel i Ram Gecit, i i mikut tim demokrat”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme…