Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, në një video-mesazh të dërguar për konferencën që po zhvillohet në Milano për rindërtimin e Ukrainës.

“Kjo ngjarje nuk ka të bëjë vetëm me rindërtimin e Ukrainës, por edhe me krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e së ardhmes së Europës”, ​​nënvizoi Shmyhal.

”Italia ka qenë një partnere e fortë ekonomike për një kohë të gjatë”, shtoi ai duke nënvizuar se kontributi i saj është jetik.

“Hyrja e Ukrainës në BE do të rrisë zhvillimin e ekonomisë evropiane përmes burimeve tona natyrore, kapitalit njerëzor, qëndrueshmërisë dhe lokalizimit. Ukraina ka burime strategjike të rëndësishme që mund të forcojnë sigurinë ekonomike të Evropës, përfshirë mineralet dhe rezervat e dyta më të mëdha të gazit në Evropë dhe kapacitetin më të madh të magazinimit në kontinent”, vuri në dukje kryeministri.

Kievi është në një pozicion të favorshëm për t’u bërë një partner kyç i Bashkimit Europian në sigurimin e zinxhirit të furnizimit energjetik dhe industrial për Evropën.

Lexo më shumë nga

Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Napoli, Itali, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Napoli, Itali, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…