QKB dhe InfoCamere thellojnë bashkëpunimin për zhvillimin e shërbimeve digjitale për biznesin

Qendra Kombëtare e Biznesit mirëpriti në Tiranë një delegacion të InfoCamere, shoqëria e informatikës e Dhomave të Tregtisë Italiane


Qendra Kombëtare e Biznesit mirëpriti në Tiranë një delegacion të InfoCamere, shoqëria e informatikës e Dhomave të Tregtisë Italiane, në kuadër të vijimit të bashkëpunimit institucional dhe të një misioni teknik të fokusuar në zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve dhe shërbimeve digjitale për biznesin.

Takimi vjen si vijim i vizitës së zhvilluar nga ekipi i QKB-së në Padova, në muajin prill, ku përfaqësuesit e institucionit patën mundësi të njiheshin nga afër me eksperiencën italiane në administrimin e informacionit të biznesit dhe me zgjidhjet teknologjike të zhvilluara nga InfoCamere në mbështetje të sistemit të Dhomave të Tregtisë në Itali.

Në fjalën e hapjes, drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, Etugert Llazi, vlerësoi rëndësinë e kalimit nga shkëmbimi i eksperiencave drejt një bashkëpunimi më të strukturuar, të orientuar drejt projekteve dhe zgjidhjeve konkrete.

“Ambicia jonë është të identifikojmë se cilët elementë të eksperiencës italiane mund të përshtaten në Shqipëri, duke marrë në konsideratë kuadrin tonë institucional, infrastrukturën digjitale dhe nevojat e bizneseve shqiptare”, u shpreh Llazi.

Ai theksoi se prioriteti i QKB-së mbetet lehtësimi i marrëdhënies së biznesit me administratën publike, duke e bërë ndërveprimin me institucionin më të thjeshtë, më të shpejtë, më transparent dhe gjithnjë e më digjital.

Gjatë misionit teknik, ekipet e dy institucioneve u fokusuan në dy fusha kryesore bashkëpunimi.

E para lidhet me regjistrat që administrohen nga QKB, ndërsa fusha e dytë lidhet me teknologjinë e informacionit dhe infrastrukturën digjitale.

“Objektivi përfundimtar i këtij bashkëpunimi duhet të jetë shumë praktik: shërbime më të mira për biznesin, informacion me cilësi më të lartë, më shumë ndërveprueshmëri mes institucioneve dhe një administratë publike më efikase”, deklaroi Llazi.

Nga ana e tij, drejtori i InfoCamere, Paolo Ghezzi, shprehu entuziazmin për vijimin e bashkëpunimit me Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe gatishmërinë për të ndarë eksperiencën dhe ekspertizën teknologjike të InfoCamere në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të shërbimeve digjitale për biznesin në Shqipëri.

Bashkëpunimi merr një rëndësi të veçantë edhe në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, i cili kërkon jo vetëm përafrimin e legjislacionit me acquis të Bashkimit Europian, por edhe forcimin e kapaciteteve administrative dhe teknologjike të institucioneve për zbatimin efektiv të standardeve europiane.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Grupi parlamentar bilateral austriak viziton Shqipërinë

Në qendër të bisedimeve ishin sidomos integrimi evropian, thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik, si dhe sfidat e përbashkëta.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Grupi parlamentar bilateral austriak viziton Shqipërinë

Në qendër të bisedimeve ishin sidomos integrimi evropian, thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik, si dhe sfidat e përbashkëta.