Joti: Deri në 40 efektivë të FA në misionin ndërkombëtar të stabilitetit në Gaza

Zv.ministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti, ishte sot i pranishëm në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku u shqyrtua, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”.


Zv.ministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti, ishte sot i pranishëm në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku u shqyrtua, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi, projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”.

Joti tha se qëllimi i projektligjit është të mundësojë kontributin e Shqipërisë në një mision ndërkombëtar për sigurinë dhe stabilitetin, të ngritur në përgjigje të situatës në Rripin e Gazës.

Sipas tij, angazhimi mbështetet në autorizimin e dhënë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së në nëntor 2025 për krijimin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit dhe është në përputhje me angazhimet e Republikës së Shqipërisë në kuadër të Bordit të Paqes.

Misioni synon të kontribuojë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit, si dhe në mbështetjen e përpjekjeve humanitare në zonën e operacionit.

“Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë mision përfaqëson një vazhdimësi të politikës sonë të jashtme dhe të sigurisë, e cila mbështetet në kontributin aktiv për paqe dhe siguri, si dhe në respektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive që burojnë nga partneritetet dhe angazhimet ndërkombëtare të vendit”, tha Joti.

Projektligji parashikon që në operacion të marrin pjesë deri në 40 efektivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Detyrat e tyre do të përfshijnë mbështetjen e operacionit të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtjen e personelit dhe infrastrukturës së misionit, mbështetjen e operacioneve humanitare, si dhe monitorimin dhe raportimin e situatës së sigurisë, në përputhje me mandatin e misionit.

Joti theksoi se projektligji shoqërohet me efekte financiare, të cilat do të përcaktohen rast pas rasti me vendim të Këshillit të Ministrave dhe do të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Shpenzimet për personelin pjesëmarrës në operacion do të përfshijnë trajtimin me dietë për çdo ditë qëndrimi, përveç pagës mujore, sigurimin e jetës, shpenzimet për ushqim, sigurimin shëndetësor për ditët e udhëtimit dhe për periudhën jashtë zonës së operacionit, mbështetjen shëndetësore, shpenzimet për telefoninë, internetin dhe shërbimet postare, si dhe çdo shpenzim tjetër të nevojshëm për mbarëvajtjen dhe kryerjen e operacionit.

Sipas zv.ministrit të Mbrojtjes, projektligji është në përputhje me Kushtetutën dhe respekton kuadrin ndërkombëtar, përfshirë deklaratën e Bordit të Paqes. Projektligji propozohet të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar.

Joti tha se, nisma synon t’i japë Shqipërisë bazën e nevojshme ligjore për të kontribuar në një operacion ndërkombëtar të sigurisë, në përputhje me interesat strategjike të vendit dhe angazhimin e tij si partnere në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Malaj: 841 milionë lekë më shumë mbështetje për qytetarët falë rritjes ekonomike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se rritja ekonomike po shoqërohet me rritje të mbështetjes financiare për qytetarët, duke iu…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: 841 milionë lekë më shumë mbështetje për qytetarët falë rritjes ekonomike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se rritja ekonomike po shoqërohet me rritje të mbështetjes financiare për qytetarët, duke iu…