Rama: Askush nuk e zëvendëson dot parlamentin, çështja e pagave nuk është çështje inati

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në platformën “X” lidhur me debatin për pagat e magjistratëve, duke kundërshtuar deklaratat e një gjyqtari mbi këtë çështje.


Kryeministri Edi Rama reagoi sot në platformën “X” lidhur me debatin për pagat e magjistratëve, duke kundërshtuar deklaratat e një gjyqtari mbi këtë çështje.

Rama ndau deklaratën e një gjykatësi, i cili shprehet se, “nuk është ngërç buxhetor, është politikë, është arrogancë, është çështje inati në fitoren tonë në Gjykatën Kushtetuese”.

“E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…” Kurrë jo, kjo nuk është gjuhë gjykatësi, po gjuhë ultrasi që bërtet në rrugë kundër VAR-it”, shkruan Rama.

Rama e cilësoi si të papërshtatshme gjuhën e përdorur, duke theksuar se pavarësia e pushteteve duhet të respektohet dhe se askush nuk mund të zëvendësojë parlamentin në ushtrimin e kompetencave të tij.

“Askush nuk e zëvendëson dot parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot legjislativin se kur duhet ta ngrejë dorën. Vetëm Gjykata Kushtetuese e askush tjetër, ka të drejtën dhe detyrën t’i thotë se kur e ka ngritur dorën gabim, po as ajo vetë nuk i thotë dot kurrësesi pushtetit të pavarur legjislativ se si duhet ta ngrejë dorën”, shkruan Rama.

Sipas Kryeministrit, politika e pagave propozohet nga qeveria, miratohet nga Kuvendi dhe zbatohet nga qeveria, ndërsa Gjykata Kushtetuese ndërhyn kur konstatohet cenimi i një parimi apo norme kushtetuese.

“Politikën e pagave e propozon vetëm qeveria, e miraton vetëm parlamenti dhe e zbaton vetëm qeveria. Gjykata Kushtetuese ndërhyn vetëm nëse cenohet një parim a një normë kushtetuese, që ligjvënësit duhet ta riparojnë pa u cenuar në pavarësinë e tyre, siç e shohin ata të udhës të shprehen me votën e tyre”, shprehet ai.

Rama shprehet gjithashtu i shqetësuar për mundësinë që shoqatat e prokurorëve dhe gjyqtarëve të përdorin mjete politike dhe juridike, të koordinuara me zyrat e prokurorive dhe gjykatave, për të ushtruar presion mbi qeverinë për rritjen e pagave.

“Nëse largqoftë, shoqatat e prokurorëve e të gjykatësve kanë vendosur që me mjete politike dhe juridike të koordinuara me zyrat e prokurorive e të gjykatave si një ushtri e rreshtuar kundër qeverisë, të na imponohen me kallzime, sigurime a përmbarime për të rritur pagat e tyre, atëherë jemi përpara një sfide të një lloji të ri”, shkruan Rama.

Ai thekson se kjo situatë nuk e tremb qeverinë, por e shqetëson, duke nënvizuar se çështja e pagave nuk është një çështje inati, por një sfidë për shtetbërjen europiane të Shqipërisë.

Në reagimin e tij, Kryeministri thotë se tryeza e përgatitur për takimin e kërkuar dhe më pas të anuluar vijon të jetë e gatshme.

“Eshtë shumë e thjeshtë. Tryeza e përgatitur për takimin e kërkuar dhe të anuluar vazhdon të jetë gati. Në 17 shtator mbaron vetëm ky episod i tensionuar publikisht, që mund dhe duhet të ishte shmangur, por nuk shteron nevoja për të komunikuar mes pushteteve të pavarura”, shprehet Rama.

Ai shton se nevoja për komunikim ndërmjet pushteteve do të jetë edhe më e madhe në çdo hap drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Por ne tryezën dhe gatishmërinë kemi, të tjerat janë në gjykimin e gjykatësve”, përfundon kryeministri Edi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…