Grupi parlamentar bilateral austriak viziton Shqipërinë

Në qendër të bisedimeve ishin sidomos integrimi evropian, thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik, si dhe sfidat e përbashkëta.


Grupi parlamentar bilateral austriak për Shqipërinë & Maqedoninë e Veriut vizitoi Shqipërinë nga dt. 8-10 shtator. Me në krye deputetin Michael Hammer, grupi mundi të krijonte gjatë bisedave të shumta një ide gjithëpërfshirëse për zhvillimet aktuale dhe njëkohësisht të thellonte më tej marrëdhëniet dypalëshe, njofton Ambasada e Austrisë në Shqipëri.

Në qendër të bisedimeve ishin sidomos integrimi evropian, thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik, si dhe sfidat e përbashkëta. Këto tema u shtjelluan ndër të tjera gjatë bisedave me kryetarin e parlamentit Niko Peleshi, ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha, kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Evis Kushi, si dhe me shumë komisione parlamentare.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e vizitës ishte edhe biseda me përfaqësues dhe përfaqësuese të Shoqërisë Civile, si dhe me projekte të Agjencisë Austriake të Zhvillimit. Aty u shfaq dukshëm mbështetja austriake në terren.

Veçanërisht mbresëlënëse janë edhe referencat e shumëllojshme nga Austria në Kuvendin e Shqipërisë: duke filluar që me punishten e demokracisë, me qendrën e vizitorëve, deri te takimi me punonjëse, të cilave në kuadër të një burse austriake u jepet mundësia të njohin parlamentin austriak dhe më pas të sjellin përvojat e tyre në punën që bëjnë në Kuvend.

Kjo vizitë tregoi edhe njëherë se: Austrinë dhe Shqipërinë i lidh një partneritet i ngushtë dhe i shumëllojshëm. Austria mbetet një partner i besueshëm i Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë nga

Grupi parlamentar bilateral austriak viziton Shqipërinë

Në qendër të bisedimeve ishin sidomos integrimi evropian, thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik, si dhe sfidat e përbashkëta.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Grupi parlamentar bilateral austriak viziton Shqipërinë

Në qendër të bisedimeve ishin sidomos integrimi evropian, thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik, si dhe sfidat e përbashkëta.