Marinat, lundrimi dhe turizmi sportiv, në fokus të investitorëve ndërkombëtarë në Shqipëri
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti sot princin Naif bin Abdullah bin Saud bin Abdulaziz Al Saud dhe një delegacion investitorësh nga Arabia Saudite, Egjipti dhe Siria, me të cilët diskutoi mundësitë për investime dhe partneritete strategjike në Shqipëri.

Gonxhja bëri të ditur se diskutimet u përqendruan në projekte zhvillimore në fushat e turizmit, kulturës dhe sportit, me fokus te marinat, industria e lundrimit, ekonomia e eventeve, turizmi sportiv, infrastruktura akomoduese dhe ajo rekreative.
Sipas ministrit, vizita synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri dhe rajon.
Vizita është organizuar nga Strategic Group në kuadër të agjendës së delegacionit në Kosovë dhe Shqipëri.
Marrë nga ATSH