Rama: 120 kompani shqiptare oferta biznesi në Athinë, disa kontrata të nënshkruara gjatë panairit

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë një takimi me bashkëatdhetarë shqiptarë në Greqi, pak pas takimit drejtpërdrejtë me sipërmarrësit dhe kompanitë përfaqësuese nga Shqipëria në Panairin e Punës në Athinë, se plot “120 kompani shqiptare nga Shqipëria janë në këtë panair për të përcjellë Shqipërinë e punës.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot gjatë një takimi me bashkëatdhetarë shqiptarë në Greqi, pak pas takimit drejtpërdrejtë me sipërmarrësit dhe kompanitë përfaqësuese nga Shqipëria në Panairin e Punës në Athinë, se plot “120 kompani shqiptare nga Shqipëria janë në këtë panair për të përcjellë Shqipërinë e punës dhe për t’ju treguar nga afër motrave dhe vëllezërve në Greqi që dje erdhën për të kërkuar një punë të ndershme dhe për të ngritur ekonominë e tyre familjare përmes punës se Shqipëria ka punë për ta”.

“Më vjen shumë mirë, që kjo eksperiencë e parë na dha mundësinë që në këto pak orë të paradites të shikojmë se sa të interesuara janë kompanitë e Shqipërisë për të çelur dyert e tyre për shqiptarët e Greqisë dhe nga ana tjetër se edhe nga ana e tyre, shqiptarët me banim këtu kanë treguar shumë interes, deri tani janë lidhur disa kontrata drejtpërdrejtë në stendën e panairit.

Është e vetmja rrugë, për të çarë perden shumë të rëndë dhe të zymtë të dizinformimt, të fjalëve që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin të një zymtie të përgjithshme që përcillet nga këneta mediatike e Shqipërisë ku duket sikur Shqipëria ka vetëm lajme të këqija. Ndërkohë që në fakt, Shqipëria punon, zhvillon dhe zgjeron ekonominë e saj, bëhet gjithmonë e më konkurruese për ata që duan të jetojnë me punë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe janë të lidhur me vendin përmes kronikave mediatike, shpesh u krijohet një pasqyrë zymtësie për zhvillimet dhe ngjarjet në Shqipëri.

“Juve që jetoni këtu, dhe që jeni të lidhur me vendin dhe përpiqeni të ndiqni aktualitetin e vendit, jam i bindur që më shumë mërziteni se sa gëzoheni kur merrni lajme nga kanalet e kënetës sonë. Unë dua t’ju them se nëse i referohemi pasqyrës së realitetit ekonomik dhe social të vendit tonë sot, nuk ka asnjë krahasim me një dekadë më parë kur ne ndërmorëm këtë rrugëtim.

Të gjithë ata që thonë se ekonomia e Shqipërisë është më keq, është se flasin qëllimisht keq për punët në Shqipëri, ose nga mungesa e informacionit të këtyre fjalëve. Ka një të dhënë shumë të thjeshtë, kur ne morëm detyrën kishte vetëm 117 mijë subjekte biznesi, sot ka 250 mijë”, pohoi Kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…