Rama: Menaxhim profesional i spitaleve përmes një sistemi të ri bazuar tek autonomia spitalore

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në përurimin e Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUNT, u ndal tek autonomia spitalore, ndërsa theksoi se tani është materializuar edhe projekti i partneritetit në menaxhimin e spitaleve.


Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur në përurimin e Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUNT, u ndal tek autonomia spitalore, ndërsa theksoi se tani është materializuar edhe projekti i partneritetit në menaxhimin e spitaleve.

“Kanë ardhur menaxherët nga Turqia të cilët do të qëndrojnë për disa ditë në Spitalin Memorial dhe pastaj do të vendosen në spitalet që tanimë kanë kartën e autonomisë spitalore, përfshirë edhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza””, informoi Rama.

Kjo, sipas kryeministrit, do të japë një ndihmë shumë të madhe në atë që vërtetë mungon, ose është vërtetë pika më e dobët sot në sistemin spitalor, që është menaxhimi profesional, përtej administrimit që bëhet në pavijone nga shefat e pavijoneve.

Kryeministri theksoi se bëhet fjalë për menaxhimin profesional të një sistemi të ri që bazohet tek autonomia spitalore.

Kjo, sipas tij, “do të thotë se gjithmonë e më shumë fonde do të spostohen nga duart e qeverisë dhe ministrisë në duart e vetë komuniteteve spitalore”.

“Kjo do të thotë se përveç administrimit rutinë të pavijoneve duhet të ndërtohet një qeverisje e spitaleve në kuptimin e plotë të fjalës, në mënyrë që me të gjitha burimet financiare dhe burimet njerëzore të bëhet më e mira për pacientët dhe mjekët”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se do të krijohen kushtet që të gjithë të jenë të shpërblyer sipas kontributit dhe jo thjesht me pagën tavan.

Kjo sipas tij, do të bëjë që të gjithë ata që vijnë në dyert e shërbimit publik të jenë të mirëshërbyer në çdo nivel.

Kryeministri Rama në fjalën e tij i siguroi mjekët dhe infermierët se do të ketë një rritje pagash.

“Pavarësisht se ne i kemi rritur pagat në mënyrë të ndjeshme, nuk kemi mendimin se ju jeni shumë të kënaqur dhe jemi të bindur që do ta mirëprisnit një rritje tjetër”.

“Me autonominë spitalore dhe me kontributin e pashmangshëm të qeverisë më herët se vonë përsëri do të bëjmë një rritje pagash për mjekët dhe infermierët”, tha Rama.

Rama u shpreh se, “sot në çdo cep të QSUNT ndihet transformimi”.

Rama u shpreh se, me ndërtimin e parkimit të madh do të çlirohet një tjetër hapësirë në QSUNT.

“Jam i bindur që me ndërtimin e parkimit të madh që ka filluar do të çlirohet përfundimisht edhe një tjetër hapësirë, që psikologjikisht është shumë e rëndësishme për të gjithë ju dhe për pacientët. Hapësira pa makina do të jetë vërtetë një bekim për të gjithë komunitetin këtu të mjekëve, të infermierëve, por edhe të pacientëve dhe gjithë pjesa jashtë e Qendrës do të jetë një park i jashtëzakonshëm, ku ne do të punojmë edhe për të sjellë vepra arti, në mënyrë që ajo cilësi, ai standard i padiskutueshëm që duhet të ketë një qendër e tillë të mund të arrihet qysh në impaktin jashtë ndërtesave”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ukraina është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme

Kryeministri Edi Rama komentoi sot reagimet që solli në Tiranë e Prishtinë deklarata e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky nga…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Ukraina është gabim për Kosovën, por e drejta e saj për të qenë e lirë mbetet e padiskutueshme

Kryeministri Edi Rama komentoi sot reagimet që solli në Tiranë e Prishtinë deklarata e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky nga…